Tahiri: Eksperimentet dhe ekzibicionet e kësaj qeverie në qasjen ndaj ShBA-së, duhet të ndalen

Thellimi i partneritetit me ShBA-në, mes tjerash i shërben avancimit të gjithmbarshëm të Kosovës, sikurse edhe afirmimit të pozicionit në rrafshin multilateral, thotë deputeti Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, përmbyllje të vizitës së tij në Amerikë, ka thënë se marrëdhënia e Kosovës me SHBA-në është e shenjtë dhe nuk duhet dhe s’mund të jetë temë diskutimi.

Ai ka thënë se SHBA-ja është dhe gjithmonë do të jetë aleat strategjik i Kosovës.

“ShBA-ja ka qenë, është dhe përgjithmonë do të mbetet aleate strategjike e Kosovës, qoftë në rrafshin e brendshëm qoftë në rrafshin ndërkombëtar. Marrëdhënia me ShBA-në është e shenjtë dhe si e tillë nuk mund dhe nuk duhet të jetë subjekt i diskutimi. Si e tillë, kjo marrëdhënie është pjesë e identitetit shtetëror dhe kombëtar”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Si thekson se thellimi i partneritetit me ShBA-në, mes tjerash i shërben avancimit të gjithmbarshëm të Kosovës, sikurse edhe afirmimit të pozicionit në rrafshin multilateral.

Tahiri potencoi se formalizimi i këtij partneriteti do të duhej të shënohej përmes një marrëveshje për partneritet strategjik.

“Qasja vetë përjashtuese dhe mënjanuese e kësaj qeverie, përfshirë këtu edhe mungesën e komunikimit, takimeve dhe koherencës së nevojshme për komunikim të strukturuar me institucionet dhe lidershipin amerikan, po lëndojnë proceset dhe pozicionet e lartcekura. Eksperimentet dhe ekzibicionet e kësaj qeverie në qasjen ndaj ShBA-së, duhet të ndalen, dhe nuk duhet harruar që ato bien në sy, përderisa tolerimi është shenjë respekti i qeverisë amerikane për Kosovën dhe qytetarët e saj”.

“Komuniteti shqiptaro-amerikan ka qenë bartësi dhe shtytësi kryesor i kauzave për të drejtën shqiptare, dhe është koha e fundit që ky komunitet, përfaqësuesit e tij, të konsultohen dhe përfshihen në projektet e thellimit të partneritetit me ShBA-në”.

Çdo qasje arrogante sipas Tahirit, është shenjë anti shtetërore e cila nuk ka të ardhme në mesin e shqiptarëve, as në Kosovë dhe as në ShBA.

“Duhet që të gjitha organizimet shqiptare në Amerikë të vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën në të gjitha sferat, sidomos duke ditur në rrethanat nëpër të cilat po kalon Kosova. Institucionet qeveritare të Kosovës duhet të përfshihen aktivisht dhe me kreativitet. Serbia po blen armë prej armiqve të Amerikës, ajo vazhdon të ketë një lobim aktiv në Amerikë, qasje kjo që krijon amulli dhe narrativ negativ për ne. Është koha e fundit për të qenë aktiv dhe të fokusuar në Uashington për të punuar për interesat nacionale përmes ndërtimit të një platforme të qartë të aktiviteteve në Amerikë. SHBA-ja është kompasi ynë politik, i vlerave dhe ‘porti’ ankorues i rrugëtimit tonë dhe i të qenit anëtar i përgjegjshëm i komunitetit perëndimor”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika