Tahiri: Hashim Thaçi sot nuk gëzon lirinë e Kosovës, por vepra e tij jeton

"Ai që lexonte këto fjalë, këtë arritje të papërsëritshme për popullin e Kosovës, presidenti Hashim Thaçi sot nuk e gëzon lirin e Kosovës por vepra e tij jeton. Prandaj sot jemi mbledhur ta shënojmë 16-vjetorin  e kësaj vepre historike"

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se ish-presidenti Hashim Thaçi nuk e gëzon lirinë e Kosovës, por sipas tij, vepra e tij jeton.

Kështu deklaroi Tahiri në seancën solemne për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“16 vite më parë më 17 shkurt të vitit 2008, e papërsëritur presidenti Hashim Thaçi, në emër të popullit të Kosovës i prezantoi Kuvendit të Kosovës deklaratën e pavarësisës, nëpërmjet të cilës shpallem Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratikë. Në fjalën e tij, presidenti Thaçi e përshkroi 17 shkurtin ashtu siç ishte në të vërtetë. Si sublimi i përpjekje të shumta të patriotëve që asnjëherë nuk ndaluan se angazhuari për Kosovën.

Si sublim i gjakut të shumë brezave të kësaj toke. Ai që lexonte këto fjalë, këtë arritje të papërsëritshme për popullin e Kosovës, presidenti Hashim Thaçi sot nuk e gëzon lirinë e Kosovës, por vepra e tij jeton. Prandaj, sot jemi mbledhur ta shënojmë 16-vjetorin e kësaj vepre historike. Hashim Thaçi dhe shokët e tij bashkëluftëtarë të UCK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasnqi, Rexhep Selimi e shumë të tjerë janë në betejën e radhës për Kosovën, duke luftuar për drejtësi dhe për ta pastruar emrin e lavdisë së madhe të UÇK-së, të cilën nuk e ndoten asnjëherë”, ka thënë Tahiri.

Shija e redaktorit

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Të fundit nga rubrika