Tahiri: Marrëveshja pa njohje s’ka legjitimitet të plotë, pasi LDK e PDK janë kundër

Ish-kryenegocitorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se marrëveshja pa njohje s’ka legjitimitet të plotë, pasi LDK e PDK janë kundër

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri

Ish-kryenegocitorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka komentuar qëndrimet e dy partive opozitare, PDK-së dhe LDK-së, sa i përket procesit të dialogut dhe marrëveshjes me Serbinë.

Tahiri ka thënë se fakti që këto dy parti i kanë thënë jo një marrëveshjeje pa njohje reciproke “nënkupton se një marrëveshje e tillë s’ka legjitimitet të plotë”.

Sipas ish-kryenegociatores, këtë e forcon edhe më shumë fakti që në sondazhin e UNDP-së shihet që ka një rënie të përkrahjes për Albin Kurtin si kryeministër.

“Fakti se partitë e mëdha opozitare PDK dhe LDK i thanë jo marrëveshjes pa njohje reciproke kjo don të thotë se kjo marrëveshje nuk ka legjitimitet të plotë, aq më shumë që  ka rënë përkrahja për kryeministrin Kurti në bazë të sondazhit të UNDP”, ka shkruar Tahiri.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika