Tahiri: Në trevjetorin e keqqeverisjes, Kurti është dorëzuar e po kërkon zgjedhje

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka vlerësuar se qeverisja e Kurtit në këto tre vite është shënuar me mungesë stabiliteti dhe mosrespektim të vendimeve. Për këtë sipas tij, kryeministri Kurti është dorëzuar dhe po kërkon zgjedhje të parakohshme si një rrugë e vetme për të përballuar "dështimin e qeverisjes së tij"

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, në trevjetorin e qeverisjes së kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se Kosova është përballur me dëme të mëdha dhe kthim në pikën më të errët.

Tahiri ka theksuar se për këtë kryeministri Kurti tani është dorëzuar dhe se po kërkon zgjedhje të parakohshme si një rrugë e vetme për ta përballuar dështimin e qeverisjes së tij.

Ai gjithashtu ka shtuar se ka përgatitur një kërkesë për një debat parlamentar për të shqyrtuar performancën e kësaj qeverisjeje, e cila, sipas tij, ka dëmtuar Kosovën dhe e ka kthyer atë në një gjendje kritike.

“Ne kemi përgatitur një kërkesë për një debat parlamentar në trevjetorin e kësaj keqqeverisje, e cila realisht ka arritur t’i bëjë vetëm dëme Kosovës dhe ta kthejë në pikën më të errët që nuk e ka besuar askush ndonjëherë”, ka thënë Tahiri.

Ai gjithashtu ka cituar kryetarin e partisë së tij, Rmush Haradinaj, i cili e kishte quajtur Kurtin si “një mashtrues” në fillim të mandatit të tij, duke theksuar se kjo konfirmonte parashikimin e tij.

“Mirëpo, unë jam i kënaqur që dje kryeministri Albin Kurti e tha edhe vetë dhe e ka kuptuar edhe vetë se ai duhet të dorëhiqet dhe vendi të shkojë në zgjedhje. Kur në fillim të këtij mandati, kryetari Haradinaj thoshte se ky është një mashtrues, njerëzit shikonin me habi të madhe. Ajo çka karakterizohet këto tri vite është me të vërtetë një qeverisje që nuk i qëndron asnjë vendimi mbrapa dhe siç e patë edhe vetë, kryeministri u dorëzua në mandatin e tij të tretë, duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje”, është shprehur ai në konferencë për media të premten.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika