Tahiri: Nuk ka ndodhur asnjëherë që pushteti ta bllokojë themelimin i komisioneve

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka deklaruar se përsëri kanë kërkuar nga partia në pushtet themelimin e komisionit hetimor për energji. Sipas Abelard Tahirit, asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që pushteti ta bllokojë themelimin e ndonjë komisioni

Abelard Tahiri, Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, e cila zgjati afërsisht dy orë, ka deklaruar se nuk do të zmbrapsen nga qëllimi për ta themeluar komisionin hetimor për krizën me energji.

Sipas Tahirit, në mbledhje të kryesisë, i kanë dhënë të gjitha argumentet se pse ky komision duhet të themelohet, por që nuk kanë gjetur gjuhë të përbashkët me përfaqësuesit e partisë në pushtet.

“U bënë 2 orë mbledhje dhe realisht e tëra ishte për Komisionin Hetimor. Kemi pasur debat të gjatë, argumente pse duhet të themelohet një komision hetimor për çdo procedurë të blerjes së energjisë, pastaj punësimet në KEK. Kjo kërkesë e PDK-së për themelimin e komisionit nuk daton me kërkesën e fundit, por kemi pasur edhe kërkesë më herët hetimin e blerjes së energjisë dhe hetimin e punësimeve në KEK ishte rrëzuar me votë nga VV”, ka deklaruar ai.

Kryesia e Kuvendit

Deputeti i PDK-së, ka përsëritur se tashmë i kanë gati 40 nënshkrime, dhe se iniciuesit e vetëm për themelimin e këtij komisioni janë vetë PDK-ja, dhe asnjë parti tjetër.

Ai ka theksuar, se janë në gjendje t’ia japin rolin e kryesuesit, përfaqësuesve të partisë në pushtet, por sipas tij, kjo nuk është e mundur sepse nuk e lejon ligji.

Tahiri ka shtuar se është e pakuptueshme që të bllokohet themelimi i komisionit vetëm për shkaqe procedurale.

“Iniciues të këtij komisioni është PDK nuk jemi tri grupe dhe kemi nënshkrime nga katër grupe parlamentare. Grupi i PDK është iniciues si këtij procesi me 40 nënshkrime. Cili është roli i kryesuesit që VV-së po i pengon kaq shumë. Ne jemi në situatë duke bllokuar një hetim. 100 milionë euro tregon qartë për pozicionin e tyre. Ne propozuam me 6 nënshkrime dhe e rrëzuan. Kërkesa nuk tërhiqet në asnjë mënyrë”, ka thënë Tahiri.

Sipas përfaqësuesit të PDK-së, është hera e parë që partia në pushtet e bllokon themelimin e një komisioni hetimor.

Në fund,  Tahiri ka deklaruar se nesër (të premtën) do të dorëzojnë kallëzim penal në Prokurori ndaj Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), për mosrespektim të vendimit të Gjykatës Themelore, e cila e ka cilësuar si të kundërligjshme vendimin e kësaj zyre për ngritjen e çmimit të faturave të energjisë

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika