Takimi i parë i Grupit Koordinues për Anëtarësimin e Kosovës në KE, Gërvalla falënderon institucionet për bashkëpunimin

Kurti ka bërë të qartë gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës përgjatë procesit gjersa theksoi besimin e tij në punën dhe suksesin e ekipit. Nga ana tjetër, Ministrja Gërvalla falënderoi Presidencën, Kryeministrinë, Kuvendin dhe MPJD-në për angazhimin

Është mbajtur takimi i parë i Grupit Koordinues për Antarësimin e Kosovës në Këshillin Evropian.

Me pjesëmarrjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, u theksua se tashmë Republika e Kosovës ka plotësuar edhe kërkesat ligjore edhe standardet demokratike për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës.

Siç njofton MPJD, Kurti ka bërë të qartë gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës përgjatë procesit, gjersa theksoi besimin e tij në punën dhe suksesin e ekipit.

Nga ana tjetër, ministrja Gërvalla ka theksuar se etapa e parë e anëtarësimit në KE nuk do të arrihej pa bashkëpunimin në mes Presidencës, Kryeministrisë, Kuvendit dhe MPJD-së.

Të njëjtat i falënderoi për angazhimin.

Ndërkaq, u theksua rëndësia e koordinimit ndërinstitucional, u theksua edhe nga ana e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

Ky i fundit deklaroi se lobimi intensiv nga institucionet po vazhdon të jetë evident, gjersa theksoi se mbesin optimistë për sigurimin e mbështetjes së fuqishme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika