Takimi me Baker, Kurti: Kjo javë është përcjellë me afirmim të marrëdhënieve me SHBA-në

Pas takimit me zyrtarin e lartë amerikan në një darkë pune në Prishtinë kryeministri Albin Kurti thotë se këtë javë pati një afirmim të raporteve me Amerikën.

“Në një javë që është përcjellë me afirmim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, sonte mirëpritëm zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Baker dhe ekipin e tij”, deklaroi Kurti.Përmes një postimi në rrjete sociale, Kurti theksoi se gjatë takimit është diskutuar për raportet bilaterale dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke vënë theks të veçantë në thellimin e partneritetit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Duke qenë gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës dhe popullit tonë, angazhohemi çdo ditë për miqësi edhe më të thellë, partneritet edhe më të gjerë dhe aleancën edhe më të fortë”, ka shkruar Kurti.

Në takim, krahas Kurtit, ishin të pranishëm edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti./Telegrafi

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika