Takimi në Bruksel për dinarin nuk do të zhvillohet nesër por gjatë javës së ardhshme

Që nga sot [12 maj], valuta e euros do të jetë e vetmja që lejohet për kryerjen e transaksioneve me para të gatshme.E lidhur me këtë çështje të dinarit pritet që javën e ardhshme të mbahet një takim tjetër i radhës mes kryenegociatorëve të dy palëve, ku pritet të diskutohet për modalitetin se Serbia do t’i dërgojë paratë komunitetit serb

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi (majtas) i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq

Që nga sot [12 maj], valuta e euros do të jetë e vetmja që lejohet për kryerjen e transaksioneve me para të gatshme.

E lidhur me këtë çështje të dinarit pritet që javën e ardhshme të mbahet një takim tjetër i radhës mes kryenegociatorëve të dy palëve, ku pritet të diskutohet për modalitetin se Serbia do t’i dërgojë paratë komunitetit serb.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini këshilltari politik i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimit, Klisman Kadiu.

“Këtë javë që vjen, pritet të mbahet takimi i radhës. Por, nuk është nesër”, shtoi Kadiu.

Ndryshe, takimi mes dy palëve do të jetë i shtati me radhë, pa ndonjë marrëveshje të arritur.

 

Shija e redaktorit

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Të fundit nga rubrika