Taravari i çon selam Aliut “në opozitë”

Arben Taravari, kandidati i koalicionit VLEN për president të Maqedonisë së Veriut, ironizon duke i çuar selam Ali Ahmetit për “pozitën e tij tani në opozitë"

Arben Taravari, kandidat për president të Maqedonisë së Veriut nga Lëvizja VLEN.

Kandidati i koalicionit “VLEN” për president të Maqedonisë së Veriut, Arben Taravari, pas publikimit të rezultateve të para të zgjedhjeve parlamentare dhe ato presidenciale, i ka çuar të fala liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Në një postim në Facebook, Taravari ka shkruar: “T’fala Aliut, n’opozitë”.

Ai gjithashtu ka shprehur mirënjohjen për çdo votë të dhënë nga qytetarët, duke e cilësuar atë si një fitore të madhe dhe duke deklaruar se ndryshimi është bërë realitet.

“Jam Mirënjohës për çdo votë të dhënë nga kushdo! Kjo është një Fitore e Madhe e Votës së Lirë!  Ndryshimi U Kry!”, ka shkruar Taravari.

 

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika