Të gjitha marrëveshjet e miratuara nga Qeveria në mbledhjen e 127-të

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën e 8 shkurtit ka miratuar disa marrëveshje, të cilat sipas kryeministrit Kurti tregojnë përkushtimin dhe angazhimin e Kosovës për bashkëpunim rajonal

Qeveria e Kosovës, gjatë mbledhjes së 127-të

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e saj të 127-të, në të cilën ka miratuar tri marrëveshjet që u nënshkruan në kuadër të Procesit të Berlinit mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në nëntor të vitit të kaluar.

Ekzekutivi, në mbledhjen e 8 shkurtit, ka miratuar marrëveshjen për liri të lëvizjes me letërnjoftime me Bosnje Hercegovinën, marrëveshjen për njohje të kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore dhe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se ratifikimi i këtyre marrëveshjeve është tregues i përkushtimit dhe angazhimit të Kosovës për bashkëpunim rajonal.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti si dhe Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

“Marrëveshjet për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë, dhe atë për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve janë që të gjitha të bazuara në rregullat e Bashkimit Evropian…Ratifikimi i shpejtë i tyre është tregues i përkushtimit dhe angazhimit tonë për bashkëpunim rajonal, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe avancim drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Kurti, raporton KP.

Sipas njoftimit nga Presidenca e Kryeministrit, Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për pagesën e specializantëve me vetëfinancim prej datës 1 janar 2023 deri më datë 31 dhjetor 2023.

“Vendimi siguron pagesën e 580 specializantëve në programin e Aftësimit Specialistik dhe EVM në vlerë 4 milionë e 129 mijë eurove prej datës 1 janar deri më 31 dhjetor të vitit 2023 nga kategoria ekonomike e subvencioneve”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në mbledhjen e qeverisë, është miratuar edhe kërkesa e MSh-së për pagesën e specializantëve me vetëfinancim nga Republika e Shqipërisë, Malit të zi dhe Maqedonia e Veriut.

Qeveria e Kosovës, gjatë mbledhjes së 127-të

“Me këtë vendim përfitojnë dhjetë specializantë në vlerë prej 71 mijë e njëqind e nëntëdhjetë eurove prej datës 01 janar deri më 31 dhjetor të vitit 2023”.

Miratimet e tjera nga Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 127-të:

  • Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare për Transferim të Personave të Dënuar ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë.
  • Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Civile ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kroacisë. Me këtë marrëveshje Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Kroacisë bien dakord që të thellojnë aspiratat e tyre të bashkëpunimit juridik në çështjet civile, me qëllim të sigurimit dhe të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe interesave të të dyja vendeve dhe qytetarëve të tyre, duke synuar në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe rritjes së bashkëpunimit të tyre të përgjithshëm.
  • Plotësim ndryshimin e Vendimit Nr.05/56 i Qeverisë së Republikës së Kosovës, i datës 26.01.2022.
  • Kërkesa e Ministrisë së Ekonomisë për mbulimin e vlerës së subvencionimit të tarifave të energjisë elektrike për muajin janar 2023.
  • Kërkesa e Doganave të Kosovës për përditësimin e listës së tarifave të transportit të mallrave që importohen në vend.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika