Bujar Osmani: Maqedonia e Veriut do të ketë pozitë prioritare në administratën amerikane

Arsyeja e udhëtimit të Osmanit në Uashington është udhëheqja e delegacionit qeveritar në Dialogun Strategjik mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, të martën nga Tokio do të udhëtojë në Uashington. Arsyeja e këtij udhëtimi është udhëheqja e delegacionit qeveritar në Dialogun Strategjik mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Maqedonia e Veriut është vendi i parë nga Ballkani Perëndimor që fillon një proces të rëndësishëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ftesa për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Gjatë kësaj vizite në Uashington, Bujar Osmani do të realizojë takime të shumta bilaterale me përfaqësues të lartë shtetëror të SHBA-së, si dhe personalitete të njohura të sektorit civil dhe think-tank organizatave.

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në një postim në Facebook ka thënë se, fokusi i vizitës në Uashington do të jetë thellimi i marrëdhënieve bilaterale dhe krijimin e shtigjeve të reja për bashkëpunim në të ardhmen.

“Maqedonia e Veriut do të ketë pozitë prioritare në administratën amerikane”, ka thënë Osmani.

 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika