Të martën nis dëgjimi i dëshmitarëve, The Guardian: Procesi rishkruan historinë e luftës

Të martën do të nis dëgjimi i dëshmitarit të parë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në rastin kundër katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një ditë para se të nis procesi, mediumi britanik, “The Guardian”, ka publikuar një shkrim, përmes së cilit vlerëson se ky proces do ta rishkruaj historinë e luftës

Një gjykim që tashmë duket e sigurt se do ta rishkruaj historinë e luftës.

Këtë vlerësim e ka dhënë mediumi prestigjioz britanik “The Guardian”, në një shkrim të publikuar të hënën, në lidhje me procesin gjyqësor të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.

Shkrimi që në fillim tregon se si Hashim Thaçi, në cilësinë e komandantit në UÇK, kishte pritur ish-kryeministrin britanik, Toni Blair, që ishte një nga përkrahësit më të mëdhenjë të UÇK-së, e gjithashtu kishte marrë përkrahje të fortë edhe nga dy ish-sekretaret amerikane të shtetit, Madeleine Albright e Hillary Clinton.

Kurse tash, “The Guardian” shkruan, se pikërisht Thaçi dhe tre ish-krerë të tjerë të UÇK-së po gjykohen për krime lufte.

Këtë shkrim, avokati Granit Vokshi e cilëson si një publicitet negativ, të cilit i kontribuon aktakuza e Zyrës së Prokurorit, së cilës sipas tij i mungojnë shumë fakte.

Granit Vokshi, avokat ka thënë se “Është tërësisht jashtë kontekstit historik dhe politik, nuk i merr parasysh ndodhitë të cilat kanë qenë prezente në kohën e cila është objekt i kësaj aktakuze, nuk përmenden fare konteksti i krimeve serbe, nuk përmend fare kontekstin e involvimit të Bashkësisë Ndërkombëtare”.

Ismet Salihu, profesor i të Drejtës Penale ka thënë se “Është duke u stërzgjatë procedura penale për këta katër ish-krerët e UÇK-së… Kjo procedurë sipas këtyre parimeve është dashtë të përfundohet me një aktgjykim të shkallës së parë brenda dy viteve”.

Salihu vlerëson se i gjithë procesi deri më tani është përcjellur me shumë parregullësi.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi, në tri ditët e ardhshme do t’i dëgjojnë dëshmitë e dëshmitarëve të parë kundër tyre.

Vetëm për 12 të parët, Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka kërkuar 234 orë kohë, pasi ata i vlerëson si shumë të rëndësishëm për procesin.

Gjithë këtë kohë e kanë kundërshtuar mbrojtja e të akuzuarve, të cilët gjithashtu do ta kenë hapësirën e tyre për t’i marrë në pyetje dëshmitarët e Prokurorisë.

Prokuroria ka paraqitur emrat e gjithsej 312 dëshmitarëve për dëgjim, si dhe ka treguar se në këtë rast pretendojnë të jenë 140 viktima.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika