Të martën, paraqitet deklarata e mbrojtjes së Salih Mustafës në Hagë

Dy dëshmitarë në rastin e Salih Mustafës pritet të dëgjohen në janar 2022 - Bota SotMbrojtja e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, do të paraqesë nesër deklaratën hyrëse para trupit gjykues në Hagë.

Kjo shënon fillimin e çështjes së mbrojtjes, e cila, më tutje, do të vazhdojë me provat dhe dëgjimin e 17 dëshmitarëve.

Ndërsa, sipas gjykatës, para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në seancën e sotme, do të paraqitet një viktimë të cilën trupi gjykues ka marrë vendim që ta dëgjojë, me kërkesë të avokates së viktimës.

Gjithashtu, trupi gjykues ka vendosur që pas kësaj, mbrojtësja e viktimave të mund të bëjë parashtrime të pyetjeve rreth rastit.

Më 23 mars është caktuar të dëgjohet dëshmitari i parë i mbrojtjes, ndërsa trupi gjykues i ka lënë avokatit 36 orë në dispozicion për të marrë në pyetje 17 dëshmitarët e paraparë.

Fillimi i çështjes së mbrojtjes vjen pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka përfunduar çështjen e saj.

Aktakuza ndaj Salih Mustafës, i cili është i arrestuari i parë nga Specialja, është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020, ndërsa ai është arrestuar më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.

Ai po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

Shija e redaktorit

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Të fundit nga rubrika