Të martën varroset babai i Hashim Thaçit

Komuna e Skenderajt ka njoftuar se ceremonia e varrimit Të Hashi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, do të mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ndërsa janë përcaktuar aktivitetet zyrtare për nderimin e tij.

Sipas njoftimit të komunës, homazhet pranë arkivolit të të ndjerit do të mbahen të martën më 18 mars, nga ora 09:00 deri në 12:00, në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Pas homazheve, në të njëjtin vend, duke filluar nga ora 12:00, do të zhvillohet mbledhja komemorative.

Varrimi i Haxhi Thaçit do të bëhet po të njëjtën ditë, në orën 15:00, në varrezat e reja të fshatit Burojë, vendlindja e familjes Thaçi.

Ndërsa e pamja për të ndjerin do të organizohet më 19 dhe 20 mars 2025, në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

Komuna e Skenderajt, në emër të qytetarëve të saj, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Thaçi dhe të gjithë ata që kanë njohur dhe vlerësuar jetën dhe veprën e Haxhi Thaçit.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika