Të paktën 45 të vdekur në një aksident rrugor në Kenia

Të paktën 45 persona vdiqën të premten kur një kamion u përplas me disa automjete dhe goditi disa këmbësorë në perëndim të Kenia-së

Foto: AFP

Të paktën 45 persona vdiqën të premten kur një kamion u përplas me disa automjete dhe goditi disa këmbësorë në perëndim të Kenia-së.

Aksidenti i së premtes në mbrëmje ndodhi në një vend të njohur për aksidente pranë qytetit Londiani, i cili është rreth 200 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit, Nairobi.

Oficerët në vendngjarje numëruan 45 trupa, por besohet se më shumë njerëz ishin të bllokuar në rrënoja, tha një udhëheqës i policisë për AP-në.

Numri i personave të plagosur mbetet i paqartë.

Dëshmitarët e cituar nga media lokale thanë se kamioni doli nga autostrada kryesore dhe goditi disa automjete përpara se të godiste këmbësorët dhe tregtarët. Dëshmitarët shpërndanë foto të automjeteve të shkatërruara.

Shoqëria e Kryqit të Kuq në Kenia tha se reshjet e dendura të shiut kishin ndërprerë reagimin dhe se njerëzit ishin ende të bllokuar në automjetet e shkatërruara. /REL

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika