Të premten, Finlanda do të mbyllë kufijtë për turistët rusë

Pas rritjes së numrit të rusëve që largohen nga Rusia, Finlanda ka vendosur që nga e premtja e 30 shtatorit të mbyllë kufijtë për turistët rusë

Rojet kufitare finlandeze duke kontrolluar një automjet rus në pikën e kontrollit kufitar Vaalimaa. Foto: BBC.





Nga e premtja e 30 shtatorit, Finlanda do të mbyll kufirin e saj për turistët rusë. Gjithashtu, Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituania kanë mbyllur kufijtë e tyre për turistët rusë në fillim të këtij muaji.

Vendimi për mbylljen e kufijve vjen pasi numri i rusëve që mbërrinin në kufi u rrit pas një thirrjeje prej 300 mijë rezervistësh ushtarakë nga presidenti Putin.

Finlanda ka raportuar për një rritje të njerëzve që përpiqen të kalojnë kufirin pas mobilizimit të pjesshëm.

Në një konferencë për shtyp, ministri i Jashtëm finlandez, Pekka Haavisto ka thënë se urdhri i mobilizimit kishte një “ndikim të rëndësishëm” në vendimin e tij, raporton BBC.

Mes tjerash, Haavisto ka shtuar se “Vendimi synon të parandalojë plotësisht situatën aktuale të turizmit rus në Finlandë dhe tranzitin e lidhur përmes Finlandës”. Kjo masë do të hyj në fuqi në mesnatë dhe ndalon rusët me viza turistike Shengen të hyjnë në vend.

Më shumë se një milion rusë kanë udhëtuar në vendet e BE-së që nga pushtimi i Ukrainës në shkurt. Ndërsa, në një lëvizje të veçantë, katër vende të BE-së që kufizojnë Rusinë, Polonia, Estonia, Letonia dhe Lituania kanë vendosur kufizime të reja.





Shija e redaktorit

Mes familjes dhe ushtrisë – Historitë e fëmijëve amerikanë që...

Flamuri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ai i NATO-s, përtej historisë në këtë hapësirë, shënojnë edhe një destinacion ku siguria dhe bashkëpunimi...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Federatës Ndërkombëtare të Alpinizmit...

Rreth 130 përfaqësues të 90 shteteve të ndryshme të botës do të qëndrojnë për disa ditë në Pejë. Kjo për shkak se Federata e Bjeshkatarisë...

Hotel Dukagjini nikoqir i Asamblesë së Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare...

Federata e Bjeshkatarisë dhe Ngjitjes Sportive të Kosovës (FBNSK) shënon një moment historik duke pritur për herë të parë në Kosovë Asamblenë e Përgjithshme...

Të fundit nga rubrika