Të premten në tri komuna nuk mbahet mësimi

Qytetet e fshatrat e Kosovës gjatë të enjtes janë përballur me vërshime të mëdha e ujëra të rrëmbyeshëm. Një vështirësi e tillë ka bërë që në komunën e Klinës, Skenderajt e Mitrovicës të pezullohet mësimi për ditën e premte

Pamje nga vërshimet në Skënderaj, foto: RTV Dukagjini

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan vërshime në pjesë të shumta të territorit të Kosovës, duke përfshirë nga uji qytete e fshatra të ndryshme.

Zonat më të rrezikuara janë raportuar të jenë komuna e Skenderajt, Klinës e Mitrovicës, e në të cilat gjatë të premtes nuk do të zhvillohet mësimi.

Komuna e parë që ka marrë një vendim të tillë ka qenë Skenderaj, që kryetari Fadil Nura ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme  në mesditën e së enjtes dhe ka pezulluar mësimin në gjithë komunën e Skenderajit për të premten e 20 janarit.

Një vendim të tillë Nura e ka bërë të ditur në emisionin “Magazina” në Radio Dukagjini.

Madje, ekipi i terenit i RTV Dukagjinit gjatë të enjtes nga vendi i ngjarjes ka raportuar se janë thyer dyert e gjimnazit “Hamëz Jashari” dhe është bllokuar nga uji shkolla teknike “Anton Çeta”.

Kështu që, në territorin e komunës së Skenderajit gjatë të premtes së 20 janarit nuk do të mbahet mësim.

Gjithashtu edhe në komununa e Klinës është vështirësuar qarkullimi dhe Drejtoria Komunale e Arsimit, në konsultim me prindërit e drejtorët e shkollave ka vendosut që të premtën në gjitha shkollat e komunës së Klinës të mos mbahet mësimi.

“Duke e parë gjendjen e krijuar si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut, ku në disa fshatra qarkullimi është vështirësuar në masë të madhe, Drejtoria Komunale e Arsimit, në konsultim me drejtorë të shkollave dhe prindër, ka vendosur që nesër, ditë e premte, të mos mbahet mësim në shkollat e komunës së Klinës. Vendimi është marrë për shkaqe të sigurisë së nxënësve, ndërsa për hapat tjerë do të informohen drejtorët e shkollave”, thuhet në njoftimin e komunës së Klinës.

Krahas komunës së Klinës dhe asaj të Skenderajt që kanë pezulluar mësimin edhe në Mitrovicë të premten nuk do të mbahet mësimi.

Megjithatë, kjo komunë ka bërë të ditur se dita e humbur e mësimit do të kompensohet në një të shtunë.

“Kjo ditë do të kompensohet një të shtune, për të cilën do të ju informojmë me kohë. Stafi udhëheqës dhe ai teknik i shkollave duhet të jenë në punë, për ta mbikëqyrur situatën dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme për përgatitjen e objekteve shkollore, për fillimin e mësimit në ditën e hënë”, thuhet në njoftimin e DKA-së në Mitrovicë.

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika