Të premten seanca e radhës, në rend dite vendimi i dërgimit të FSK-së në Gaza

Të premten në orën 10:00 do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci pas mbledhjes së Kryesisë.

Ajo ka thënë se mbajtja e seancës është dakorduar dhe se në rend dite, përveç pikave të rregullta, do të jenë edhe dy çështje kryesore.

Sipas Nagavcit, në këtë seancë pritet të votohet për zgjedhjen e dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gaza.

“Janë dakorduar që të ftohet seanca e radhës ditën e premte në ora 10:00. Përveç pikave të rregullta do të bëhet edhe zgjedhja e dy anëtareve për Gjykatën Kushtetuese. Po ashtu edhe dërgimi i FSK-së në Gaza”, ka deklaruar ajo.

Nagavci thotë se procesi për presidentin do të intensifikohet në ditët në vijim

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika