Të shtënat me armë në drejtim të shtëpisë së Naser Pajazitajt, Policia jep detaje

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Ishte Naser Pajazitaj, ai i cili kishte raportuar në Policinë e Kosovës se shtëpia e tij ishte sulmuar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Ai ka thirrur dhe ka raportuar për të shtëna në kulmin e shtëpisë së tij. Të lënduar s’ka pasur, ndërsa vetëm janë dëmtuar dy tjegulla. Në vendin e ngjarjes ka dalë Forenzika dhe Prokurori dhe është hapur rast për veprën ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, ka deklaruar Gashi.

I njëjti bën të ditur se lidhur me rastin nuk ka akoma të dyshuar.

Avokati i Pajazitajt, Ahmet Tahiri, ka bërë të ditur se shtëpia dhe familja e Naser Pajazitajt u sulmua me armë zjarri.

Këtë avokati Tahiri e ka bërë të ditur me anë të një postimi në Facebook, gjersa përmes tij, u ka bërë thirrje edhe organeve të drejtësisë që të merren me rastin.

Pas shtatë vjetësh të kaluara në burg, i dyshuari për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, Naser Pajazitaj, është liruar në prill të këtij viti.

Lidhur me vrasjen e Donjeta Pajazitajt, Naser Pajazitaj ishte gjykuar tri herë.

Herën e parë ishte shpallur i pafajshëm. Pas kthimit në rigjykim, Pajazitaj ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Më pas, Gjyakata Supreme i kishte prishur të dy këto aktgjykime dhe e kishte kthyer lëndën në rigjykim. Gjykata e Ferizajt e kishte dënuar atë me burgim të përjetshëm.

Ndërkaq, Apeli e kishte kthyer rastin në rigjykim dhe më pas ia kishte ulur dënimin, nga burgimi i përjetshëm në 35 vjet burgim.

Sipas aktakuzës së ngritur më 8 qershor 2017 nga prokurorja Valbona Disha– Haxhosaj, Naser Pajazitaj akuzohej se më 9 nëntor 2015, në bjeshkët e Strellcit, komuna Deçan, e pikërisht në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë”, i pandehuri edhe pse më parë ka qenë i dënuar për vrasje, me dashje dhe me armë dhe atë revole të tipit të panjohur, në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj, nga po i njëjti fshat.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika