Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar Qeverinë në detyrë dhe Lëvizjen Vetëvendosje për seancën e sotme në Kuvend lidhur me buxhetin dhe marrëveshjet ndërkombëtare.
“Sot jemi më 19 nëntor, edhe Albin Kurti e LVV-ja na bijnë çështjen e buxhetit të marrëveshjeve ndërkombëtare të RTK e tjera tjera, dy tri orë para seancë. Pse? Kjo i bie që nuk kanë qenë të interesuar me zgjidh këtë çështje”, tha Mushkolaj në Debat Plus.
Ai shtoi se zëvendëskryeministri Besnik Bislimi më herët kishte thënë se grantet e BE-së nga Plani i Rritjes nuk do të humbnin dhe do të disporcoheshin sipas planit të implementimit.
Analisti e përshkroi seancën si një “shfaqje” dhe “teatër për të drejtuar gishtin te fajtorët”, duke shtuar se qëllimi i LVV-së ishte të justifikonte veten dhe të fajësonte ish-opozitën për mosmiratimin e buxhetit.
“Për interesa puro politike na jep shfaqje në Kuvend sikur se ishte seanca e orës 11, ajo ishte një shfaqje, ajo ishte teatër për me drejtu gishtin te fajtorët kujdestar, qëllimi i LVV-së është me thënë që ish-opozita janë ato që nuk po duan ta miratojnë buxhetin….Qëllimi ishte me shfajsu vetën e me fajësu tjetrin”, ka deklaruar ai.