Tejkalon shpejtësinë, kundërvajtësit i merret patentë shoferi për tre muaj në Kamenicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se stacioni policor në Kamenicë ka hasur në një kundërvajtës në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h duke vozitur me shpejtësinë 95 km/h, të njëjtit i është marr patentë shoferi për tre muaj

Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë në kuadër të zbatimit të Planit Operativ “Siguria në trafikun rrugor”, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në fshatin Hodonoc komuna e Kamenicës.

“Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është 40 km/h duke vozitur me shpejtësinë 95 km/h”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Foto e postuar në llogarinë e Policisë së Kosovës

Tutje bëhet e ditur se të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 300 eurove, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëme e ndalim vozitjes në afat prej 3 muaj dhe 3 pikë negative.

Mes tjerash Policia ka theksuar se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor,

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika