Teksa po raportonin për vrasjen në Prishtinë pengohen gazetarët, reagon AGK-ja

Gazetarët Gresa Nitaj (Klan Kosova), Leonita Bajrami (Top Channel), dhe Venhar Isufi (Tëvë1) janë penguar gjatë raportimit për një vrasje në Vranjevc të Prishtinës, duke nxitur reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës

Gazetarët Gresa Nitaj (Klan Kosova), Leonita Bajrami (Top Channel) dhe Venhar Isufi (Tëvë1), janë penguar teksa po raportonin për vrasjen që ndodhi të martën mbrëma në Vranjevc të Prishtinës.

Për këtë ka reaguar Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, të cilët kanë kërkuar nga Policia e Kosovës që në situata të tilla të krijojnë kushte të favorshme për gazetarët.

“Në një lidhje të drejtpërdrejtë të gazetares Gresa Nitaj në një edicion informativ në Klan Kosova, shihet një burrë duke e kapur për krahu gazetaren, e duke mos e lënë të raportojë atë, si dhe duke i kërkuar të largohen edhe ekipet e Top Channel dhe Tëvë1.

Për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, pengimi i punës së gazetarëve është i papranueshëm, andaj i bëjmë thirrje Policisë së Kosovës, që në situata të tilla të krijojë kushte të favorshme për gazetarët që të kryejnë punën e tyre, pa u cenuar e penguar”, thuhet në reagimin e AGK-së.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika