Ten Hag pranon se Cristiano Ronaldo ishte zgjedhja e tij e katërt si kapiten i Man Utd

Cristiano Ronaldos iu dorëzua çuditërisht shiriti i kapitenit për Manchester United në humbjen e tyre nga Aston Villa, por duket se shefi i Djajve të Kuq nuk kishte ndërmend t'ia jepte atë përgjegjësi në radhë të parë atij

Erik ten Hag dhe Cristiano Ronaldo





Trajneri i Manchester United, Erik ten Hag ka deklaruar se Cristiano Ronaldo ishte vetëm i katërti në renditjen e kapitenit të Manchester United, në ndeshjen e së dielës kundër Aston Villas.

Sulmuesi portugez u përzgjodh për të filluar lojën në Midlands dhe çuditërisht iu dorëzua shiriti i kapitenit, kjo ishte vetëm hera e dytë që atij i jepet kjo përgjegjësi në Premier League në karrierën e tij.

Ndërsa, mëdyshjet rreth Ronaldos dhe rolit të tij në Manchester United u shtuan edhe mës humë kur iu dorëzua shiriti i kapitenit, kundër Aston Villas.

Ylli portugez dihej se donte të largohej nga klubi në verë, por asnjë lëvizje nuk u bë zyrtare deri më tani, që do të thotë se trajneri Erik ten Hag duhej të gjente një mënyrë për të menaxhuar situatën.

Cristiano Ronaldo gjatë lojës kundër Aston Villas

Marrëdhënia dukej se ishte në fund të rrugës kur Ronaldo eci nëpër tunelin kundër Tottenhamit para bilbilit të plotë të përfundimit të lojës, pasi refuzoi shumë vonë të dilte në fushë për të luajtur.

Pasi u pezullua për një kohë të shkurtër nga klubi, ai u rikthye në stërvitje dhe po fillon përsëri ndeshjet, kryesisht për shkak të dëmtimeve të shumta që United ka.

Kundër Aston Villas në fundjavë, Ronaldo filloi lojën si kapiten por, doli të ishte një humbje 3-1, për Villas.

Pse ishte Cristiano Ronaldo kapiten kundër Aston Villas?

Derisa, Ronaldo nuk arriti të përmbushte rolin e plotë të kapitenit, Ten Hag pranoi se “veterani” u zgjodh vetëm në mungesë të bashkëlojtarëve më të përshtatshëm.

Duke folur pas bilbilit të fundit në Villa Park, holandezi ka thënë: “Harry Maguire është në pankinë, kapiteni ynë i klubit. Më pas bëhet fjalë për David de Gea, i cili është lider, por portier dhe është shumë larg fushës. Atëherë Casemiro është lider, por nuk po flet ende gjuhën e plotë angleze, kështu që pastaj vijmë te Cristiano. Ai po bënte shumë mirë në dy ndeshjet e fundit, shpresoj që ai të vazhdojë këtë proces”.

Trajneri Erik ten Hag dhe lojtarët e Man Utd gjatë lojës kundër Aston Villas

“Ne kemi më shumë liderë, Bruno Fernandes u pezullua, kështu që ju merrni lojtarin që ka lidershipin”, ka shpjeguar Ten Hag, shkruan Marca.

“Kur je kapiten dhe lider, duhet të bësh shembull dhe kjo është ajo që pres prej tij. Ai është një pjesë e rëndësishme e skuadrës, ne jemi të kënaqur me të dhe tani ai duhet të marrë edhe më shumë rolin e liderit”, ka thënë tutje ai.

Skepticizmi i Tim Sherwood ndaj Cristiano Ronaldos

Megjithatë, ish- trajneri i Aston Villas , Tim Sherwood , iu kundërpërgjigj këtyre citimeve në TalkSport.

“Ajo që në thelb po thotë është se ai ishte zgjedhja e pestë, apo jo?” ka thënë Sherwood .

“Pse ai duhet të justifikojë arsyen se pse i dha Cristiano Ronaldos shiritin në krah, thjesht nuk e di. Mbani gojën mbyllur”.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika