Teniserja Simona Halep pezullohet pasi doli pozitive për substancë të ndaluar

31-vjeçarja, Simon Halep ka rezultuar pozitiv në testin Anti-Doping 2022, por ajo ka mohuar të ketë përodrur me vetëdije stubstacë të ndaluar dhe ka thënë se ka besim që herët apo vonë e vërteta do të dalë në pah

Simona Halep, tenisere

Simona Halep , është pezulluar përkohësisht nga tenisi pasi ka rezultuar pozitive për një substancë të ndaluar në US Open të këtij viti.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Integritetit të Tenisit, Halep ka dalë pozitiv për Roxadustat, i cili është një substancë e ndaluar e listuar në listën e ndaluar të Agjencisë Botërore Anti-Doping 2022.

Ndërsa teniserja ka mohuar të ketë përdorur me vetëdije këtë substancë.

“Sot fillon ndeshja më e vështirë e jetës sime: një luftë për të vërtetën. Jam njoftuar se kam rezultuar pozitiv me një substancë të quajtur Roxadustat në një sasi jashtëzakonisht të ulët, e cila erdhi si tronditja më e madhe e jetës sime”, ka shkruar 31-vjeçarja në rrjetet sociale, raporton CNN.

Teksa ka shtuar se do të luftoj deri në fund për të vërtetuar se nuk ka përdorur substancë të ndaluar me vetëdije dhe se ka besim që herët apo vonë e vërteta do të dalë në shesh.

Sipas Agjencisë së Shteteve të Bashkuara kundër Dopingut (USADA), Roxadustat është një klasë droge e quajtur agjentë stabilizues të HIF.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika