Tensionet në veri lënë pezull zbatimin e deklaratës për të zhdukurit

Bashkimi Evropian pret që Kosova e Serbia të bëjnë përparim në mbylljen e rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur gjatë luftës. Derisa zbatimi i Deklaratës së përbashkët e cila u miratua në maj të këtij viti ende nuk ka nisur, nga komisioni qeveritar për të zhdukurit, thonë se Serbia qëllimshëm është duke e zvarritur implementimin e saj, duke marr si shkak edhe zhvillimet e fundit në veri

Zhvillimet e muajve të fundit në veri të Kosovës, kanë lënë pezull edhe zbatimin e deklaratës së përbashkët mes Kosovës e Serbisë, për personat e zhdukur.

Kjo deklaratë e cila u miratua në maj të këtij viti, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian ka mbetur vetëm në letër.

Por jo nga ana e Kosovës, pasi që sipas kryetarit të komisionit qeveritar për persona të zhdukur, Andin Hotit, Serbia është duke e neglizhuar qëllimshëm moszbatimin e saj.

“Deklarata është miratuar nga të dya palët, të dya palët kanë pranuar nuk është që kemi pranuar vetëm ne dhe Serbia, dhe deklarata edhe në aneks të Ohrit në një nga nenet shkruan, që me urgjencë duhet të trajtohet kjo çështje dhe në zbatim të aneksit të Ohrit dhe të deklaratës, ne po kërkojmë të fillojmë punën Kosova po kërkon të zbatohet deklarata sepse, për atë kemi shkuar në Bruksel gati dy vite, për qata e kemi harmonizuar dhe pikërisht që është çështje humane”, ka thënë Andin Hoti – Komisioni qeveritar për të zhdukurit.

Hoti, tek thotë se Bashkimi Evropian duhet të rrisë presionin në anën e shtetit serb për këtë çështje, thotë se janë zbehur shpresat se Serbia do lejojë ndonjëherë që të gërmohet në terroritorin e saj për personat e zhdukur dhe as të ofrojë informacione për ta.

“Fatkeqësisht kjo çështje është zvarritur dhe unë jo në forma zyrtare por me aq sa e di shkak për këtë janë edhe ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në veri të vendit, sidomos tendenca e fundit e atij grupi kriminal të udhëhequr nga Beogradi zyrtar, jo që përafron besimin tonë dhe të ardhme të afërt që Beogradi do të bashkëpunoj dhe do ta trajtoj këtë çështje si çështje humanitare por shpresën dhe besimin tonë e ka larguar”, ka deklaruar Andin Hoti – Komisioni qeveritar për të zhdukurit.

Në përgjigje për Dukagjinin nga Bashkimi Evropian, kanë thënë se BE-ja pret që palët të bëjnë përparim të prekshëm në mbylljen e rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur dhe në përmbushjen e detyrimeve të tyre dhe se zbatimi i deklartës mund të nisë vetëm kur palët të bien dakord për Termat e Referencës për Komisionin e Përbashkët.

“Më 2 maj 2023, nën lehtësimin e BE-së, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti miratuan një Deklaratë të Përbashkët për Personat e Zhdukur. Duke miratuar Deklaratën, të dyja palët u zotuan të përmirësojnë bashkëpunimin, duke përfshirë identifikimin e vendeve të varrimit dhe ndjekjen e gërmimeve, dhe të shmangin politizimin e një çështjeje që është thjesht humanitare. Palët gjithashtu u zotuan të punojnë së bashku përmes një Komisioni të Përbashkët të kryesuar nga Bashkimi Evropian dhe të vëzhguar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) me qëllimin për të mbështetur përpjekjet për të zgjidhur fatin e personave të zhdukur të mbetur. BE-ja ka mirëpritur miratimin e deklaratës nga palët. Zgjidhja e çështjes së personave të zhdukur nuk është vetëm një detyrim humanitar. Ai është gjithashtu një mundësi thelbësore për pajtimin dhe besimin mes njerëzve. BE pret që palët të bëjnë përparim të prekshëm në mbylljen e rasteve të pazgjidhura të personave të zhdukur dhe në përmbushjen e detyrimeve të tyre përkatëse ndaj familjeve. Kujtimet po zbehen dhe individët, vendet dhe ngjarjet janë më të vështira për t’u hetuar. Zbatimi i Deklaratës së Përbashkët nuk ka filluar ende. Kjo do të ndodhë sapo Palët të bien dakord për Termat e Referencës për Komisionin e Përbashkët”, thuhet në komunikatën e Bashkimit Evropian.

Në Kosovë janë edhe rreth 1 mijë e 600 persona të zhdukur që nga përfundimi i luftës.

Shija e redaktorit

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë përfundon...

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të njoftuar mbi ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë,...

“Ishim të gatshëm ta japim jetën për ta mbrojtur Kosovën”,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) me ç'rast ka vizituar ushtarët amerikanë të...

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë...

Konkursi për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter” u mbajt më 4 maj, dhe siç nënkuptohet edhe atë ditë do të...

Të fundit nga rubrika