Tentim dhunimi në Pejë, i dyshuari i mohon pretendimet e viktimës

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në komunën e Pejës dyshohet se një person i gjinisë mashkullore ka tentuar ta dhunojë një person tjetër të gjinisë femërore

Policia e Kosovës-Ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Pejë, dyshohet se një person i gjinisë mashkullore ka tentuar ta dhunojë një person tjetër të gjinisë femërore.

Sipas raportimit të viktimës, i dyshuari ka tentuar me forcë ta kryejë aktin e dhunimit.

Ai pastaj është intervistuar dhe i ka mohuar të gjitha pretendimet e viktimës. Ndërkaq, rasti sipas policisë është duke u hetuar nga njësitë relevante.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke e vënë në lajthim dhe duke përdorur forcë ka kryer veprën e lartcekur të tentim dhunimit. I dyshuari është intervistuar dhe ka mohuar pretendimet e viktimës. Në  konsultim me prokurorin e shtetit  rasti vazhdon të hetohet nga njësitë relevante”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika