Tentim vrasja në bregun e diellit, arrestohet i mituri që ishte në arrati

Një konflikt në mes dy familjeve në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë kishte rezultuar me një plagosje të një çifti. Pas arrestimit të tre të dyshuarve, policia ka vënën nën pranga edhe të dyshuarin e katërt, i cili ndodhej në arrati. Ndaj të njëjtit, tanimë është bërë kërkesa për caktim të paraburgimit

Ilustrim

Kanë kaluar pothuajse dy javë që nga plagosja e një çifti në rrugën “Bislim Zekolli” të Prishtinës.

Banorë të lagjes që njihet si “Xhambazët”, nuk ishin shprehur të habitur nga rasti, ngase të njëjtit patën thënë se ishin familjarizuar me problemet mes dy familjeve.

Në ditën e të shtënave më 16 shkurt, policia kishte arrestuar tre të dyshuar.

E mbrëmë, në prangat e policisë ka rënë edhe i dyshuari tjetër që ishte në kërkim që nga ajo kohë.

“Lidhur me rastin, më datë 23.02.2024, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, kanë njoftuar Policia e Kosovës.

E tanimë, i mituri po përballet me dy akuza.

“Ju njoftojmë se për të miturin, Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, për shkak të veprës penale ‘Vrasja në tentativë’ dhe ‘Armëmbajtje pa leje’, sipas KPRK-së”, ka thënë Laureta Ulaj, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Rasti nga prokuroria fillimisht është iniciuar si “vrasje në tentativë”, ndërsa nuk është raportuar se ka pasur armë zjarri të konfiskuara nga policia.

Televizioni ka pyetur nëse i njëjti kishte raste penale në të kaluarën, por nuk ka pranuar përgjigje.

Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika