Tërmeti në Turqi dhe Siri, numri i viktimave arrin në më shumë se 5 mijë

Numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka arritur në më shumë se 5 mijë

Ekipet e shpëtimit në vendin e një ndërtese të shembur nga tërmeti në Adana, Turqi, 6 shkurt 2023

Ekipet e shpëtimit kanë vazhduar punimet edhe të martën për të gjetur të mbijetuar në rrënojat e mijëra ndërtesave të rrëzuara nga një tërmet me magnitudë 7.8 dhe pasgoditje të shumta që goditën Turqinë lindore dhe Sirinë fqinje, me zbulimin e më shumë trupave duke e çuar numrin e të vdekurve në më shumë se 5 mijë.

Vendet në të gjithë botën kanë dërguar ekipe për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit dhe agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të Turqisë ka thënë se më shumë se 24 mijë e 400 personel emergjence ishin tani në terren.

Por me një zonë kaq të gjerë territori të goditur nga tërmeti i së hënës dhe gati 6 mijë ndërtesa të konfirmuara se janë shembur vetëm në Turqi, përpjekjet e tyre u shpërndanë paksa.

Përpjekjet për të arritur të mbijetuarit janë penguar dhe nga temperaturat nën zero dhe afër 200 lëkundjet e pasme, të cilat e bënë të rrezikshëm kërkimin nëpër struktura të paqëndrueshme.

Nurgul Atay për AP ka thënë  se mund të dëgjonte zërin e nënës së saj nën rrënojat e një ndërtese të shembur në qytetin Antakya, por se përpjekjet e saj dhe të tjerëve për të hyrë në rrënoja kishin qenë të kota, pa asnjë ekip shpëtimi dhe pajisje të rënda për të ndihmuar.

“Nëse vetëm ne mund të ngrinim pllakën e betonit, do të ishim në gjendje ta arrinim atë”, ka thënë ajo, duke shtuar se nëna e saj është 70-vjeçare, “ajo nuk do të jetë në gjendje ta përballojë këtë për një kohë të gjatë”.

 

Shija e redaktorit

Komuna e Pejës nderon disa figura në ditën e çlirimit,...

Qyteti i Pejës të hënën e ka shënuar ditën e çlirimit ku Komuna është përkujdesur që qytetarëve t’iu ofrojë aktivitete të ndryshme. Dita nisi me...

Dita e dytë e Grupit “EEPG” në Pejë, flitet për...

Dita e dytë në hotelin “Dukagjini” në Pejë ku janë mbledhur botues dhe ekspertë të fushës së arsimit nga vende të ndryshme të Evropës,...

BOTUESIT EVROPIANË NË KOSOVË: “DUKAGJINI” DHE EEPG-JA ME DISKUTIM SHKENCOR...

Grupi i Botuesve Evropianë për Arsim (EEPG), në bashkëpunim me shtëpinë botuese "Dukagjini", po organizon eventin: "TEACHING TOGETHER: EMPOWERING EDUCATORS AND ELEVATING PUBLISHER'S ROLE...

Të fundit nga rubrika