Tërmkolli: Nëse nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi gjatë mandatit të Biden, Kurti rrëzohet nga pushteti

Tërmolli ka thënë se duhet të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, brenda mandatit të Biden sepse Amerika nuk ka më kohë që të merret me Ballkanin dhe Kosovën

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka thënë se është momenti i fundit që Kosova të arrijë një marrëveshje përfundimtare me Serbinë, gjatë kohës kur presidenti Joe Biden është në krye të Shteteve të Bashkuara(ShBA).

Në një intervistë për Telegrafi, ajo ka thënë se duhet të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, brenda mandatit të Biden sepse Amerika nuk ka më kohë që të merret me Ballkanin dhe Kosovën.

“Mbase e kemi momentin e fundit ku na duhet shumë punë që ne të ulemi bashkë dhe ta gjejmë një zgjidhje të përbashkët”, ka thënë Tërmkolli.

Tërmolli ndër të tjera ka thënë se deri më tani nuk është parë diçka konkrete në dialogun Kosovë-Serbi, siç thotë ajo, fatkeqësisht kjo qeverisje ka rrëshqitur në dialog teknik.

“Përveç atij takimit të parë që është menduar se do të ketë diçka, fatkeqësisht te dialogu kemi vetëm fjalë, dhe nuk ka asnjë ide, koncept, projekt. Jemi larg një marrëveshje, edhe kjo qeveri ka rrëshqitur në bisedime teknike”, është shpehur Tërmkolli.

Ajo ka shtuar se mesazhi kryesor i gjithë miqve tanë është që duhet të ketë një marrëveshje finale dhe se nuk ka më kohë.

“Problemi është qasja ndaj dialogut, edhe Albin Kurti dhe kryeministrat më herët e kanë ditur që do të bëjnë një marrëveshje. Marrëveshja duhet të jetë në interes të qytetarëve, por nuk mundemi me u fshehë me vite pas afatit se na duhet kohë, por edhe koha e ka një kohë”, tha Tërmkolli.

Hyrjen në bisedime në vitin 2011, ish-deputetja e cilësoi si gabimin më katastrofik që Kosova ka bërë pas shpalljes së pavarësisë.

“Asnjë e keqe nuk është bërë pa ne, askush nuk na ka faj pse ne kemi hyrë në bisedime në vitin 2011 që ka qenë vendimi më katastrofal që ka ndodhur pas pavarësisë. Serbia nuk ka bërë asnjëherë lojë, ajo fatkeqësisht është në situatë më të favorshme se ne”, ka shtuar Tërmkolli.

Ish-deputetja, ndër të tjera ka thënë se ose do të ketë marrëveshje finale, ose Albin Kurti bie nga pushteti.

“Këto janë çështje që i përkasin krejt shtetit dhe qytetarëve, pozitë e opozitë. Ne është dashur që të ndërtojmë një konsensus të brendshëm politikë, që as nuk kemi nis me ndërtu. Kur e ndërton këtë konsensus të brendshëm fillon e ndërton procesin se çfarë po duam”, ka thënë ajo.

Tërmkolli ka folur edhe për iniciativën e “Open Ballkanit”, duke thënë se e ka kundërshtuar qysh në fillim dhe vazhdon ta kundërshtojë.

Sipas saj kjo është një iniciativë me atë të së cilës tentohet krijimi i të ashtuquajturës Jugosllavi e re.

“Është puro sipas mendimit tim vazhdimësi e projekteve hegjemone të serbëve për të krijuar të ashtuquajturën Jugosllavi e re. Monitoruesi i vetëm është Vuçiqi”, ka thënë Tërmkolli.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika