Tetë persona dënohen me mbi 28 vjet burgim për hedhjen e granatave të dorës në dy lokale

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë të akuzuarit – Bekë Salihaj, Adhurim Krasniqi, Valdrin Beqiri, Arianit Pllana, Adnan Murtezi, Fidan Cakolli,  Gentrit Ismajli dhe Diar Thaçi –  që ngarkohen se si grupi kriminal në qershor të vitit 2022 hodhi granata dore në lokalet “Missini” dhe “Rizza Hair Salon”.

Atyre u janë shqiptuar më shumë se 28 vjet burgim.

Nga akuza janë liruar Lundrim Beqiri, Egzon Cakolli dhe Kreshnik Kurti, të cilët akuzoheshin për pjesëmarrje në organizim të grupit kriminal, veprime përgatitore të veprës penale “Vrasje e rëndë”, “Detyrimi” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Më së shumti është dënuar Arianit Pllana, me 4 vjet e 10 muaj burgim dhe 1 mijë euro gjobë për veprën penale “Detyrimi”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Deklarimi i rremë”.

Adhurim Krasniqi, Bekë Salihaj dhe Valdrin Beqiri janë dënuar me nga 4 vjet burgim secili veç e veç për veprën penale shtyrje në kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Fidan Cakolli, Gentrit Ismajli dhe Diar Raçi janë dënuar me nga 3 vjet burgim se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Adnan Murtezi është dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim për ndihmë në kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Ndërkaq, Lundrim Beqiri është shpallur fajtor dhe është dënuar me 4 muaj burgim dhe 500 euro gjobë për posedim të paautorizuar i narkotikë dhe substancave narkotike.

Më 7 qershor është dhënë fjala përfundimtare për këtë rast.

Sipas aktakuzës së ngritur 24 shkurt 2023, të akuzuarit Lundrim Beqiri i njohur si “Haveri”, Adhurim Krasniqi, Valdrin Beqiri, Fidan Cakolli, Diar Raçi, Bekë Salihaj, Arianit Pllana, Kreshnik Kurti, Adnan Murtezi, Gentrit Ismajli dhe Egzon Cakolli ngarkohen se si grup kriminal i organizuar në qershor të vitit 2022 hodhën granata dore në lokalet “Missini” dhe “Riza Hair Salon” me qëllim të përfitimit pasuror të kundërligjshëm.

Të njëjtit akuzohen se kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal te organizuar” lidhur me veprat penale, veprimet përgatitore për veprën penale “Vrasje e rëndë”, “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” dhe veprën penale “Detyrimi”.

Ndërsa, i akuzuari Lundrim Beqiri po akuzohet edhe për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”./BetimipërDrejtësi

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika