Tetë të vdekur e 21 të zhdukur nga përmbytjet në Brazil

Përmbytjet e mëdha në Rio Grande do Sul të Brazilit kanë shkaktuar vdekjen e tetë personave, zhdukjen e 21 të tjerëve dhe dëme të mëdha materiale

Imazhet e publikuara nga mediat lokale tregojnë autostrada të çara dhe rrëshqitje dheu nga reshjet e mëdha të shiut në Brazil.

Shërbimi i Mbrojtjes Civile në Brazili ka njoftuar për pasojat tragjike të reshjeve të mëdha në shtetin jugor të Rio Grande do Sul. Tetë persona janë raportuar të vdekur, ndërsa 21 të tjerë janë zhdukur si rezultat i përmbytjeve dhe reshjeve intensive të kësaj jave.

Autoritetet kanë raportuar për mbi 1 mijë 400 persona të zhvendosur nga zonat e prekura nga përmbytjet dhe rritja e nivelit të lumenjve.

Kjo katastrofë ka prekur 104 bashki në të gjithë shtetin, duke shkaktuar dëme të mëdha edhe materiale.

Në një raport të publikuar më herët gjatë javës, Qeveria e shtetit paralajmëroi për një rrezik të vazhdueshëm të përmbytjeve në të gjithë territorin e Rio Grande do Sul, duke përfshirë edhe lumenjtë dhe pellgjet e tyre.

Përmbytjet e pritura parashihen të jenë të rënda, veçanërisht në zonat me terren të shkëputur dhe të pjerrët, raporton Reuters.

Guvernatori i shtetit, Eduardo Leite, ka shprehur ngushëllime për familjet e viktimave teksa ka theksuar edhe angazhimin në përpjekjet për të gjetur të zhdukurit.

Ai gjithashtu ka premtuar se qeveria lokale është në punë për të garantuar sigurinë në zonat në rrezik dhe për të ofruar ndihmë për të gjithë të prekurit nga kjo katastrofë natyrore.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika