Sot para Dhomave të Specializuara në Hagë do të paraqiten deklaratat përmbyllëse në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Pasi përfundoi deklarimi i tyre radha është tek deklarimet përmbyllëse të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, njofton Dukagjini.
I pari që nisi deklarimin është ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili me të marrë fjalën ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë.
“Dje në Kosovë u shënua 18-vjetori i Republikës, më 17 shkurt 2008 duke ndjerë rrahjet e zemrës së stërgjyshërve shpallëm Kosovën shtet të pavarur dhe sovran e demokratik. Dëshiroj që sot nga kjo sallë të përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për këtë festë madhështore”, deklaroi Thaçi.
