Thaçi, Veseli e Selimi përkohësisht s’do kenë vizitorë

Bashkëluftëtarët dhe shokët e ish-krerëve të UÇK-së, nuk do mund të i vizitojnë këta të tre përkohësisht. Gjykata Speciale në Hagë kështu ka vendosur, duke vlerësuar se ekziston rreziku se të njëjtit kanë keqpërdorur vizitt e tyre për të përcuar mesazhe tek dëshmitarët e mbrojtur. Avokatët thonë se kjo mund të jetë edhe shkelje e të drejtave të njeriut, sepse në pezullimin e vizitave e kontakteve hynë edhe familja

Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, për një kohë nuk do kenë vizita e as komunikim përveç me avokatët.

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë aprovuar pjesërisht kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që ish-krerëve të UÇK-së t’u pezullohen vizitat dhe komunikimet me vizitorët, për shkak të dyshimeve se kanë ndikuar në dëshmitarë të mbrojtur.

Ky vendim i Speciales është marrë me arsyetimin se ekziston rrezik real që informacionet konfidenciale të zbulohen nga individë që nuk kanë të drejtë t’i marrin ato.

Avokati Taulant Hodaj thotë se nga vizitat nuk është e përjashtuar familja, por që duhet tu nënshtrohen procedurave shtesë dhe më rigoroze të gjykatës.

“Çdo kërkesë tjetër duhet të kërkohet pëlqim paraprak të gjykatës, pra nuk është përjashtuar familja, por duhet të ketë pëlqim paraprak nga gjykata që të lejohet një komunikim apo vizitë e tillë, normalisht këto ndalesa nuk janë parimore në parim, janë vetëm në kundështim me praktikën e gjykatës dhe lirive për të drejtat e njeriut, përveç në raste të jashtëzakonshme, kur dëshmohet se po bëhet përpjekje për ndikim të dëshmitarëve”, ka thënë Taulant Hodaj – Avokat.

Ndërsa avokatja Fehmie Bytyqi beson se gjykata në ditët në vazhdim do të tregojë nëse bisedat e incizuara nga Prokuroria janë të vërteta ose jo, derisa shton se kufizimet e tilla mund të jenë shkelje e të drejtave të njeriut.

“Natyrisht ne këtu jemi edhe subjektiv se janë edhe liderët tanë, edhe mos kontakti me familje me antarë të familjes së ngusht sidomos konsiderojmë se mund të jetë një shkelje e lirive dhe të drejtave të njeriut megjithatë konsideroj se gjykata speciale ka marr parasysh edhe këtë element prandaj ti shohim hapat e mëtutjeshëm”, ka thënë Fehmije Bytyqi- Avokate.

Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili e ka vlerësuar si zhvillim negativ, derisa ka thënë se janë duke parë mundësitë se çfarë mund të bëjnë.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kërkuar nga Paneli i Trupit Gjykues që të pezullojë vizitat dhe të gjitha komunikimet për Thaçin, Veselin dhe Selimin, me arsyetimin se kanë zbuluar identitetin e dëshmitarëve të mbrojtur dhe dëshmive konfidenciale tek personat që i vizitojnë ata në Qendrën e Paraburgimit.

Në kërkesën e ZPS-së, janë publikuar edhe transkripte që, sipas saj, janë nga bisedat që Thaçi, Veseli e Selimi kanë realizuar me vizitorët.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika