Theret një person me thikë në Pejë, policia në kërkim të dy të dyshuarve

Një person është plagosur me thikë në Pejë dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor për shkak të gjendjes së rëndë

Foto ilustruese

Një person është plagosur me thikë si pasojë e një përleshjeje në qytetin e Pejës, sipas zëdhënësit të Prokurorisë Themelore në këtë komunë, Shkodran Nikqi.

Ngjarja ka ndodhur të premten pasdite dhe viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

“Një person është plagosur me thikë, për këtë çështje menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes policia dhe prokurori i Krimeve të Rënda. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK për shkak të gjendjes së rëndë, ndërkaq është duke u bërë përpjekje maksimale për arrestimin e personit të dyshuar. Në vendin e ngjarjes janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme”, ka njoftuar Nikqi.

Policia e Kosovës është në kërkim të dy të dyshuarve për këtë rast.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika