Thyhen zyrat e veteranëve në Lipjan, vidhet një kompjuter

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Lipjan ka njoftuar se gjatë ditës së hënë  persona të paidentifikuar i kanë thyer zyrat e kësaj organizate dhe e kanë vjedhur një kompjuter

Dera e thyer në zyret e OVL-së në Lipjan

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Lipjan, ka njoftuar se gjatë ditës së  hënë janë thyer zyrat e kësaj organizate.

Në njoftim thuhet se personat e paidentifikuar të cilët kanë hyrë dhunshëm në zyrë e kanë vjedhur një shtëpizë të kompjuterit.

Sipas kryetarit të kësaj shoqate, Ali Mejzinolli, në kompjuterin e vjedhur ka pasur dokumente të rëndësishme.

“Të nderuar veteran dhe ju të respektuar qytetarë, ju njoftojmë që sot kur kam ardhur në zyrën e OVL të UÇK-së në Lipjan, e kam gjetur derën e thyer nga keqbërësit e shoqërisë sonë. Me këtë rast, ne veteranët e kësaj dege shprehim indinjatën tonë dhe pakënaqësinë më të thellë”, thuhet në njoftim

Tutje në njoftim thuhet se ky veprim, ka të bëjë më ata që janë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Edhe kjo po ndodhka! Sipas kësaj po shihet që numri i atyre që janë anti-UÇK dhe antikombëtar po rritet mjerisht”, thuhet në njoftimin e OVL-së në Lipjan.

Ndërkaq me këtë rast është duke u marrë Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

Të fundit nga rubrika