Tony Blair i drejtohet Kuvendit të Kosovës më 10 qershor

Në fillim të javës së ardhshme ish-kryeministri britanik, Tony Blair, do ta vizitojë Kosovën, ku edhe do t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës me një fjalim me 10 Qershor

Tony Blair

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka marr disa vendime të enjten.

Seanca solemne që do ti kushtohet ish-kryeministrit britanik, Tony Blair është caktuar me datën 10 qershor.

Kështu është bërë e ditur në një komunikatë nga Kuvendi i Kosovës, për caktimin e mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë.

Ndryshe, Kryesia e Kuvendit të Kosovës nga ora 11:00 do të mbajë mbledhje sot, në të cilën pritet të caktojë datën për seancën solemne në të cilën ish-kryeministri britanik Tony Blair do t’u drejtohet deputetëve të Kuvendit.

Data e saktë e vizitës së ish-kryeministrit britanik ende nuk është bërë e ditur.

“I. Caktimi i Seancës solemne për adresimin e ish Kryeministrit të Britanisë së Madhe, SH. T. Z. Tony Blair, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në këtë pikë të rendit të ditës.

Blair ka qenë kryeministër i Britanisë së Madhe në kohën e bombardimeve të NATO-s. Ai konsiderohej një nga zërat më mbështetës të Kosovës atë kohë.

Kryesia në mbledhjen e saj do të caktojë edhe vazhdimin e seancës nga pika e papërfunduar më 28 mars 2024 – votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

Po ashtu, do të vendoset për seancën plenare të shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024 – shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tri vjet qeverisje.

Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës: 

  • Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  • Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  • Pyetjet parlamentare,
  • Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e  politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës  e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
  • Votimi i Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë,
  • Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
  • Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
  •  Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
  • Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-296 për të huajt,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-277 për Sport,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-264 për Rininë
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-256 për falimentimin,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-225 për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes,
  •  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-261 për mbrojtje nga zjarri,
  •  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-267 për letërnjoftimin,
  •  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-274 për Shërbimet Private të Sigurisë,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-304 për bankat,
  •  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-305 për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror,
  •  Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,
  • Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
  • Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
  •  Shqyrtimi i Projektkodit të sjelljes për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës,
  • Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
  • Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,

Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare.

 

Kryesia e Kuvendit sot pritet të caktojë seancën solemne për Tony Blair-in

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika