Traileri i dytë i “Black Panther: Wakanda Forever” shfaqë heroinën me kostum të ri

Filmi Black Panther: Wakanda Forever i Marvel Studios prezanton një trailer të ri emocionues që ofron një paraqitje të shkurtër të luftës së Namorit kundër botës sipërfaqësore. Kështu,për të shënuar fillimin e shitjeve të biletave në mbarë botën

Foto ilustrim, Marvel Studios’ Black Panther: Wakanda Forever





Një hero i ri do të jetë në Black Panther: Wakanda Forever, derisa,  traileri i parë i filmit i bëri homazh të ndjerit Chadwick Boseman dhe homologut të tij të Marvel, Mbretit T’Challa, duke shfaqur ndikimin që vdekja e tij ka në të gjithë Universin Kinematikë Të Marvel (MCU).

Traileri i dytë hapet me një pamje të Nënës Mbretëreshë Ramonda (Angela Bassett) dhe Shuri (Letitia Wright ), në një ceremoni funerali për nder të mbretit të tyre të larguar, ato në dorë mbajnë kokën e kostumit të panterës së zezë të Mbretit T’Challa.

Pa asnjë Panter të Zi të zyrtarizuar për të shërbyer si mbrojtës i saj, Wakanda së shpejti përballet me një kërcënim nga thellësia, dhe duhet të përgatitet për të shkuar në luftë me mbretin Namor (Tenoch Huerta) dhe kombin e tij nënujor.

Pamje nga traileri

Në film, Namor sundon mbi Talocan, një mbretëri e fshehur nënujore e rrënjosur në kulturën Mayan, e cila shënon një largim nga origjina e tij e librit komik si sundimtar i Atlantidës.

Veshët e tij me majë dhe sandalet me krahë që e lejojnë të fluturojë, janë pothuajse në çdo faqe komike.

Posteri i filmit, Marvel Studios’ Black Panther: Wakanda Forever

“Vetëm njerëzit më të thyer mund të jenë udhëheqës të mëdhenj,” thotë Namor në trailer.

Wakanda Forever bënë rikthimin e një mori fytyrash të njohura, duke përfshirë Winston Duke si M’Baku, Danai Gurira si Okoye, Lupita Nyong’o si Nakia, Florence Kasumba si Ayo dhe Martin Freeman si Everett Ross. Michaela Coel, ndërkohë, bën debutimin e saj në MCU si luftëtarja e Dora Milaje, Aneka, si dhe Dominique Thorne si Riri Williams i njohur si Ironheart.

Pamja e fundit në trailer shfaqë pamjen e një Pantheri të ri të zi, teksa një grua e maskuar bie në një pozë superheroi, duke veshur një kostum të theksuar ari dhe zbukurime fytyre. Kush është nën maskë është një zbulim i ruajtur për vetë filmin.

Pamja e Balck Panther-it të ri në trailerin e dytë

Ndërsa, Presidenti dhe Shefi Kreativ i Marvel Studios, Kevin Feige konfirmoi herët se roli i T’Challa nuk do të riformulohej, ka pasur spekulime të forta në lidhje me identitetin e trashëgimtarit të mantelit të Panterit të Zi.

“Thjesht dukej sikur ishte shumë herët për ta riformuluar. Si mund të vazhdonte trashëgimia e Chadwick, ajo që ai kishte bërë për të ndihmuar Wakandën dhe Panterën e Zezë të bëheshin këto, ishin ide të pabesueshme, aspiruese dhe ikonike, kjo ishte ajo për çfarë bëhej fjalë”, ka thënë Feige, raporton A.frame.

Wakanda Forever LEGO, lë të kuptohet se Shuri do të veshë kostumin dhe do të zërë vendin e T’Challa si superhero, por kjo nuk është konfirmuar zyrtarisht nga Marvel Studios.

Foto ilustrim, nga Wakanda Forever LEGO

Wakanda Forever, e cila shënon kulmin e Fazës së Katërt të Marvel-it, drejtohet nga Ryan Coogler nga një skenar që ai shkroi me Joe Robert Cole. Black Panther i 2018- ës fitoi shtatë nominime për Oscar, duke bërë histori si filmi i parë me superhero që u nominua për filmin më të mirë, dhe fitoi tre.

Black Panther: Wakanda Forever do të shfaqet në kinema më 11 nëntor. Shikoni trailerin më poshtë.





Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika