Trajkoviq: Vuçiq ka nisur ta humbasë kontrollin e plotë mbi serbët e Kosovës

Rada Trajkoviq, këshilltarja e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka përsëritur se ky është vetëm fillimi i largimit të kontrollit të plotë të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, mbi serbët e Kosovës

Rada Trajkoviq – kryetare e Lëvizjes Evropiane të serbëve të Kosovës





Rada Trajkoviq, këshilltarja e ministrit për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka nisur ta humbasë kontrollin e plotë mbi serbët e Kosovës.

Ajo ka thënë se angazhimi i saj si këshilltare e ministrit Rashiq, ka për qëllim që të kuptojë se çfarë diskutohet në dialogun midis dy vendeve.

“Vetë përfshirja jonë në Qeverinë e Kurtit ka për qëllim që të kuptojë se çfarë po diskutohet, duke marrë parasysh se është temë tërësisht e mbyllur, jo vetëm për publikun e Serbisë, por edhe për ata që preken direkt nga kjo, përkatësisht serbët në Kosovë. Lista Serbe ishte e kënaqur me atë që presidenti thotë dhe atë që presidenti e di”, ka thënë Trajkoviq.

Ajo ka theksuar se me ardhjen e saj dhe të Rashiqit, Lista Serbe nuk do ta ketë pushtetin absolut që ka pasur te serbët.

“Lista Serbe implementon gjithçka që Vuçiqi thotë. Një pjesë e pushtetit të Vuçiqit në Kosovë ka ndryshuar pjesërisht me emërimin tonë. Ai s’do të jetë në gjendje të marrë vendime pa na treguar ndokush diçka”, ka thënë Trajkoviq për “N1”.

Sipas Trajkoviqit, tashmë ka nisur edhe “zgjimi i serbëve në Kosovë”.

Ajo ka folur edhe për propozimin franko-gjerman, duke shtuar se i njëjti “është pranuar në një masë, me disa ndryshime”.

Sa i përket zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës, Trajkoviq ka thënë se do të ishte e turpshme të mbahen zgjedhjet në veri të Kosovës nëse nuk ka asnjë kandidat serb.





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika