Trajnimi i ekstremistëve serbë, drejtori i policisë e kishte raportuar në komision

Informacionet për trajnimin e qindra ekstremistëve serb në kufij me Kosovën, që erdhën nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, u ishin bërë të ditura edhe deputetëve anëtarë të Komisionit për Çështje të Sigurisë, nga Drejtori i Policisë Gazmend Hoxha gjatë raportimit të tij. Kjo është konfirmuar nga njëri prej anëtarëve të komisionit, deputeti Rashit Qalaj, që dikur mbante pozitën e Hoxhës. Por, edhe Qalaj edhe një ish-ushtarak, thonë se informacione të tilla, nuk do të duhej të dilnin në publik

Përveç pranisë së ushtrisë serbe në afërsi të vijës kufitare me Kosovën, nga qeveria e Kosovës, erdhi një tjetër informacion që lidhej me këtë zonë.

Pas Kurtit, që para dy javësdh shpërndanu një video me pamje të ushtrisë serbe pranë kufirit, tani Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përmendi se rreth 400 ekstremistë serbë ishin duke u stërvituar në zonat kufitare.

“Me një urdhër të Vuçiq mund të aktivizohen në sulme agresive,”tha mes tjerash Sveçla në një intervistë dhënë mediave në Shqipëri.

Informatat të tilla, sipas ish-drejtorit të Policisë së Kosovës, tash deputet i PDK-së  dhe anëtar i Komisionit për çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Rashit Qalaj, u ishin dhënë edhe gjatë raportimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha në komision.

Ish-gjenerali i FSK-së, Kadri Kastrati thotë se këto rreziqe janë evidente.

“Ne duhet të përgaditemi cdo herë që nga ana e Serbisë mund  të presim sulme terroriste sikur ai i 24 shtatorit dhe Serbia bazuar në premtimet që i kanë dhënë Rusisë dhe Presidentit Putin që Ballkani Perendimor do ta mbajë nën tension së paku apo do të nxitë tension në Bosjnë apo Kosovë, këto janë të sigurta”, tha Kadri Kastrati – Ish-gjeneral.

Sikur Qalaj, edhe Kastrati, janë kritik për formën e plasimit të këtyre informatave në publik.

“Është shumë e pavend, edhe nëse e ka burimin ai i ka treguar Serbisë që e ka burimin atje brenda dhe e dyta nuk është mirë që të shpërndaj panikë në popull”, tha Kadri Kastrati – Ish-gjeneral i FSK-së.

Megjithatë, deklarata publike në lidhje me trajnime të grupeve të dyshimta në territorin e Serbisë, ishin bërë edhe në të kaluarën, konkretisht në prill të vitit të kaluar nga kryetarja e Komisionit për mbikqyrjen e AKI-së, Ganimete Musliu.

Ajo kishte bërë të ditur bazuar në informacionet e AKI-së, dy grupe ishin duke u trajnuar në Rashkë të Serbisë, me qëllim destabilzimin e veriut.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika