“Trajtim jodinjitoz për presidenten Osmani”, MPJD pret sqarime zyrtare nga Maqedonia e Veriut

Presidenca e Kosovës ka akuzuar autoritetet e Maqedonisë së Veriut për shkelje të praktikave ndërkombëtare dhe Konventës së Vjenës, pasi sigurimi i Aeroportit të Shkupit tentoi t’i marrë telefonin personal presidentes Vjosa Osmani. Ndërsa, Ministria e Jashtme e Kosovës ka njoftuar se është në mbledhje të informatave dhe ka kërkuar sqarime zyrtare nga autoritete maqedonase për rastin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Presidenca e Kosovës ka akuzuar autoritetet e Maqedonisë së Veriut për shkelje të praktikave ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, kjo pasi të enjten presidentes Vjosa Osmani është tentuar t’i merret telefoni personal nga një pjesëtar i sigurimit të Aeroportit të Shkupit (TAV).

“Presidentja nuk ka lejuar një gjë të tillë, sepse do të ishte shkelje e rëndë”, thuhet nga ana e Presidencës.

Duke mos i respektuar rregullat, sipas Presidencës së Kosovës, pala maqedonase e kishte marrë çantën personale të dorës së presidentes Osmani. Por, dorëzimi i telefonit personal nuk është pranuar nga ajo.

Nga kompania TAV thanë se departamenti i sigurisë, në kuadër të përgjegjësive, ka kryer kontroll standard të sigurisë.

Kjo sjellje e zyrtarit maqedonas të aeroportit është në kundërshtim me çdo praktikë ndërkombëtare, sipas të cilave kur krerët e shtetit udhëtojnë, ata mbrohen me privilegje e imunitete diplomatike. Në kundërshtim me këto rregulla, pala maqedonase ka marrë çantën personale të dorës së presidentes. Edhe pse kjo ishte kundër rregullave, ekipi i presidentes e ka lejuar në mënyrë që presidentja të hyjë në aeroport, konkretisht në sallën VIP, e cila ishte rezervuar me notë verbale të Ambasadës sonë, siç është praktika për udhëtimet e krerëve të shtetit. Mirëpo, për arsye të sigurisë, në asnjë mënyrë nuk është lejuar që të dorëzohet telefoni personal”, thuhet në përgjigjen për Dukagjinin.

Kjo sjellje e cila është cilësuar e dhunshme nga zyrtari i Aerpoportit të Shkupit, sipas institucionit të Presidencës së Kosovës, nuk ka ndodhur asnjëherë në asnjë udhëtim në botë, duke përfshirë edhe në shtete mosnjohëse.

Presidenca: Sigurimi i Aeroportit të Shkupit tentoi t’ia marrë telefonin Osmanit, tentuan ta shtyjnë fizikisht

Lidhur me këtë incident, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se ka nisur mbledhjen e informacioneve dhe ka kërkuar sqarime zyrtare nga autoritetet maqedonase për incidentin ndaj presidentes Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit.

MPJD kërkon sqarime për incidentin ndaj presidentes Osmani në Shkup

Ndërsa, MPB e Maqedonisë së Veriut ka dhënë versionin e saj lidhur me incidentin në Aeroportin e Shkupit, ku sigurimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, u përplas me punonjësit e aeroportit për kontrollin e telefonit dhe çantës së dorës.

MPB e Maqedonisë së Veriut e pranon se ia kërkuan telefonin presidentes Osmani

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika