Tre policë theren me thikë në Prizren

Tre policë janë therur me thikë nga një person në Prizren. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, pas një intervenimi të policisë tek një familje, të cilët kanë raportuar se një anëtar i tyre është i dhunshëm

Tre zyrtarë të Policisë së Kosovës, janë therur me thikë këtë të shtunë, rreth orës 17:00 në lagjen “Dardania” në Prizren.

Nga policia është bërë e ditur se njëri nga zyrtarët policorë ka marrë lëndime më të rënda dhe është transportuar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ndërsa dy të tjerët po trajtohen në Spitalin e Prizrenit.

Për Portalin Dukagjini togeri në stacionin e Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, ka thënë se rasti ka ndodhur pasi zyrtarët policorë kishin shkuar për të intervenuar te një rast i dhunës në familje.

“Pak para orës 17:00 familjarët e të dyshuarit e kanë thirr patrullën policore për asistim për shkak se një familjar ka qenë i dhunshëm, pas gjitha provave kanë shkuar në vend të ngjarjes, i dyshuari nuk iu ka përfillur as policisë as familjarëve, dhe kur kanë hap derën ka tentuar të sulmojë patrullën me thikë, patrulla e ka thirrur për asistim njësinë e reagimit të shpejtë”, ka deklaruar Bytyqi.

“Pasi kanë ardhur Njësia e Reagimit të Shpejtë në tentim për me e shti në kontroll edhe ata i ka sulmuar, tre zyrtarë janë të lënduar, të tre janë jashtë rrezikut për jetë, njeri është në spital në Prizren, njërin e kemi dërguar në QKUK në Prishtinë, edhe njëri është liruar për trajtim në shtëpi”, ka thënë tutje ai.

Po ashtu, të tre zyrtarët policorë janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe tashmë ndodhet në stacion policor.

“I dyshuari tash është arrestuar, është ndaluar dhe jemi në konsultim me prokurorin për më tutje”, ka thënë Bytyqi.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika