Tre shkencëtarë fitojnë Çmimin Nobel në Mjekësi

Mary E. Brunkow, Fred Ramsdell dhe Shimon Sakaguchi janë shpallur fitues të Çmimit Nobel në Mjekësi për vitin 2025, për zbulimet e tyre të rëndësishme mbi tolerancën periferike imune – një mekanizëm thelbësor që ndihmon trupin të parandalojë reagimet autoimune, duke shmangur sulmin ndaj indeve të veta.

Lajmi u bë i ditur të hënën në Stokholm, nga Instituti Karolinska, që ndan tradicionalisht Çmimin Nobel në Fiziologji ose Mjekësi. Tre studiuesit do të marrin zyrtarisht çmimin gjatë ceremonisë që do të mbahet më 10 dhjetor.

Toleranca periferike imune luan një rol jetik në ruajtjen e ekuilibrit të sistemit imunitar, duke e penguar atë të dalë jashtë kontrollit dhe të shkaktojë sëmundje autoimune.

Që nga themelimi i tij më 1901, Çmimi Nobel në Fiziologji ose Mjekësi është dhënë 115 herë, për gjithsej 229 laureatë deri në vitin 2024. Vitin e kaluar, çmimi iu nda shkencëtarëve amerikanë Victor Ambros dhe Gary Ruvkun, për zbulimin e microRNA-ve, një tjetër arritje madhore në biologjinë molekulare.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika