Trendafilova: Aktgjykimi ndaj Salih Mustafës më së largu deri në fillim të 2023

Kryetarja e Dhomave të Specializuara në Kosovë (DhSK), Ekaterina Trendafilova, ka thënë se nëse nuk do ketë pengesa, trupi gjykues i Gjykatës Speciale do të nxjerrë aktgjykimin ndaj Salih Mustafës deri në fund të këtij viti, ose deri në fillim të vitit 2023

Kryetarja e Dhomave të Specializuara në Kosovë, Ekaterina Trendafilova





Gjykata Speciale ka bërë të ditur se pas situatës së re të krijuar lidhur me protestat e paralajmëruara kundër aktivitetit me shoqërinë civile të mërkurën në Gjilan, kryetarja e Dhomave të Specializuara në Kosovë (DhSK), Ekaterina Trendafilova, ka vendosur që aktiviteti të zhvillohet përmes internetit.

Trendafilova në këtë takim virtual ka thënë se trupi gjykues i Gjykatës Speciale deri në në fund të këtij viti, ose deri në fillim të vitit 2023 do të nxjerrë atgjykimin në rastin e Salih Mustafës.

“Deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2023, trupi gjykues nëse nuk do të ketë ndonjë pengesë do të nxjerrë aktgjykimin në rastin e Salih Mustafës”, ka thënë Trendafilova.

Ndërsa, gjykimi ndaj Salih Mustafës ka përfunduar më datë 15 shtator të këtij viti, respektivisht, pas një viti kur u dhanë deklaratat hyrëse ndaj tij.

Dhe në bazë të Rregullores, vendimi i gjykimit ndaj Mustafës do të shqiptohet brenda nëntëdhjetë (90) ditësh pas mbylljes së çështjes gjyqësore.

Pas një viti, përfundon gjykimi ndaj Salih Mustafës, vendimi shqiptohet brenda 90 ditësh

 

Trendafilova: Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, edhe ne kemi të drejtë të mos përfshihemi në çfarëdo diskutimi politik

Ajo, gjithashtu, ka komentuar edhe protestën që pritej të mbahej, për shkak të vizitës që kishte paralajmëruar ta bënte në Kosovë. Sipas saj, qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, por vetë ajo dhe gjyqtarët e Gjykatës Speciale nuk përfshihen në diskutime politike.

Gjithashtu, ka thënë se anulimi i i vizitës nga ana e saj ishte për shmangur çfarëdo zhvillimi.

“Është e vërtetë që arsyeja kryesore e vizitës sime është për të takuar gazetarë, kolegë, apo pjesëtarë nga shoqëria civile dhe të flas hapur për mandatin tonë. Nuk ka kurfarë kundërshtimi. Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë, edhe ne kemi të drejtë të mos përfshihemi në çfarëdo diskutimi politik. Ne nuk jemi politik. E kam thënë këtë shpesh dhe do të vazhdoj ta them se gjyqtarët e Gjykatës Speciale nuk përfshihen në politikë dhe nuk përfshihen në diskutime të tilla. Në mënyrë që të shmangim çfarëdo zhvillimi, ne vendosëm që në këtë mënyrë ta mbajmë diskutimin. Unë preferoj të ishim takuar fizikisht” ka shtuar Trendafilova.

Vizita e Trendafilovës në Gjilan u anulua për shkak të paralajmërimit të protestës nga ana e Partisë SocialDemokrate, pasi sipas tyre Gjykata Speciale ka shkelur kriterin e barazisë mes palëve dhe njëherësh edhe të drejtat e njeriut.

Trendafilova anulon vizitën në Gjilan, organizon aktivitetin online





Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika