Trump: Armëpushimi ka hyrë në fuqi, mos e shkelni 

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar mëngjesin e së martës se një armëpushim mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë në fuqi.

“Ju lutem mos e shkelni”, ka shkruar ai në platformën e tij “Truth Social”, duke i bërë thirrje palëve që ta respektojnë marrëveshjen.

Trump tha se armëpushimi do të vlejë në disa afate kohore dhe do të qëndrojë në fuqi deri në përfundimin e operacioneve aktuale ushtarake.

Megjithatë, Izraeli ende nuk e ka pranuar publikisht këtë propozim për armëpushim. Nga ana tjetër, televizioni shtetëror iranian raportoi se armëpushimi “i është imponuar” Izraelit.

Sipas të njëjtit burim, Irani ka lëshuar “serinë e fundit të raketave” drejt Izraelit pak para se armëpushimi të hynte në fuqi. 

Si pasojë e këtij sulmi, autoritetet izraelite kanë njoftuar se të paktën katër persona kanë humbur jetën.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika