Trump dërgon Witkoffin në takim me Putinin, ndërsa vazhdojnë bisedimet për paqen në Ukrainë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se ka udhëzuar emisarin special, Steve Witkoff, të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, ndërkohë që Sekretari i Ushtrisë, Dan Driscoll, pritet të udhëtojë në Kyiv më vonë këtë javë për të vazhduar bisedimet për një marrëveshje paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë.

Trump theksoi se ai shpreson të takohet më pas me Putinin dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, por vetëm kur marrëveshja të jetë më e finalizuar.

“Shpresoj të takohem së shpejti me Presidentin Zelensky dhe Presidentin Putin, por VETËM kur marrëveshja për të përfunduar këtë luftë të jetë FINALE ose në fazat përfundimtare”, shkroi ai në rrjetin social Truth Social.

Presidenti Zelensky tha se “principet” e propozimit të mbështetur nga SHBA-ja mund të zhvillohen në marrëveshje më të thella, duke shtuar se ekipi i tij negociues po punonte për të përmirësuar tekstin e dokumentit të zhvilluar së bashku me Shtetet e Bashkuara në Gjenevë, shkruan CNN.

Sekretari amerikan i Ushtrisë, Dan Driscoll pritet të vizitojë Kyiv “më vonë këtë javë”, sipas Andriy Yermak, shefit të stafit të Presidentit Zelensky.

Yermak tha se Ukraina është e gatshme të vazhdojë punën për të finalizuar hapat e nevojshëm për të përfunduar gjakderdhjen.

Megjithatë, sfidat mbeten të mëdha. Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, paralajmëroi se Moska mund të refuzojë planin e modifikuar amerikan nëse termat ndryshojnë “në mënyrë themelore” nga marrëveshja e arritur gjatë samitit Trump-Putin në Alaska disa muaj më parë.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika