Trump do ta takojë Ronaldon dhe princin saudit në Shtëpinë e Bardhë

Cristiano Ronaldo, ylli portugez i futbollit, pritet të marrë pjesë në një takim në Shtëpinë e Bardhë të martën, në të njëjtën ditë kur presidenti amerikan Donald Trump do të presë Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, kanë konfirmuar burime për The Athletic.

Ronaldo, i cili luan për Al Nassr në Ligën Profesionale Saudite, që ka investuar miliarda dollarë për të sjellë yje botërorë, do të jetë pjesë e një eventi diplomatik të rëndësishëm.

Takimi shënon edhe vizitën e parë të princit saudit në SHBA pas shtatë vjetësh, ndërsa çështjet që pritet të diskutohen përfshijnë marrëveshjet e Abrahamit, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe investimet e ndërsjella.

Ky do të jetë gjithashtu rikthimi i yllit portugez në Shtetet e Bashkuara pas mbi një dekade.

Ronaldo ka luajtur për herë të fundit në SHBA më 2 gusht 2014, kur hyri si zëvendësues për Real Madridin kundër Manchester Unitedit në Ann Arbor.

Mungesa e tij në SHBA është përshkallëzuar që nga viti 2017, kur revista gjermane Der Spiegel publikoi detaje për një pretenduar sulm seksual ndaj modeles Kathryn Mayorga në Las Vegas në vitin 2009 — pretendime që Ronaldo i ka mohuar gjithmonë dhe për të cilat nuk janë ngritur kurrfarë akuzash.

Ronaldo ka qenë gjithashtu i përfshirë në përpjekje diplomatike për të afruar Trumpin. Në korrik, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i dhuroi Trumpit një fanellë portugeze të nënshkruar nga Ronaldo me mbishkrimin: “Për Presidentin Donald J. Trump, Playing for Peace.”

Në intervistë me Piers Morgan, Ronaldo tha se dëshiron të takohet me Trump për të diskutuar për paqen botërore.

Ylli portugez do të luajë sërish në SHBA më 2026, kur Portugalia do të përballet me SHBA-në në Atlanta, dhe më pas pritet të marrë pjesë në Kupën e Botës të atij viti.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika