Trump kërcënon liderët iranian: Do të jetoni në ferr nëse nuk hapet Hormuzi

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të ashpër ndaj Iranit, duke thënë se liderët iranianë do të “jetojnë në ferr” nëse deri të martën nuk rihapet Ngushtica e Hormuzit.

Në deklaratat e tij, Trump theksoi se në rast se kërkesat nuk plotësohen, SHBA mund të ndërmarrë sulme të gjera ndaj infrastrukturës në Iran, duke përfshirë centralet elektrike dhe urat.

“E marta do të jetë dita e centraleve dhe e urave, të gjitha bashkë”, u shpreh ai.

Megjithatë, presidenti amerikan tha për mediat se administrata e tij është në “negociata të thella” me Iranin dhe se ekziston një “mundësi e mirë” që një marrëveshje të arrihet shpejt.

Ai shtoi se, nëse nuk arrihet marrëveshje për përfundimin e luftës, po shqyrton edhe opsionin e “shkatërrimit të gjithçkaje dhe marrjes së naftës”.

Ndërkohë, qytetarë iranianë kanë shprehur frikë për situatën, me një banor të Teheranit që tha për BBC: “Çfarë mund të bëjmë ne si njerëz të zakonshëm? Nuk mund të bëjmë asgjë.”

Eskalon Trump-i, përdorë gjuhë të rëndë në kërcënim ndaj Iranit

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika