Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar Francën në një postim në Truth Social, duke thënë se Parisi nuk ka lejuar avionë me ndihma ushtarake për Izraelin të kalojnë mbi territorin francez.
Ai ka theksuar se Franca ka qenë “shumë e padobishme” në lidhje me, siç u shpreh ai, “kasapin e Iranit”, të cilin pretendon se është “eliminuar me sukses”.
Trump ka shtuar se Shtetet e Bashkuara “do ta mbajnë mend” këtë qëndrim të Francës.
“Shteti i Francës nuk do të lejojë aeroplanët e ngarkuar me furnizime ushtarake që shkojnë në Izrael të fluturojnë mbi territorin francez. Franca ka qenë shumë jondihmuese në lidhje me ‘Kasapin e Iranit’, i cili është eliminuar me sukses. SHBA-ja do të mbajë mend këtë”, ka shkruar Trumpi.
Trump thirrje vendeve për Ngushticën e Hormuzit: Shkoni merreni vetë naftën