Trump kritikon performancën e Bad Bunny në Super Bowl: Shuplakë në fytyrë për vendin tonë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj performancës së këngëtarit portorikan Bad Bunny në “Halftime Show” të Super Bowl-it, duke e cilësuar atë si “absolutisht të tmerrshme” dhe “një nga më të këqijat ndonjëherë”.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump e quajti shfaqjen “një shuplakë në fytyrë për vendin tonë”, duke shtuar se nuk kishte “asgjë frymëzuese” në atë që ai e përshkroi si një “rrëmujë të quajtur Halftime Show”.

“Nuk ka asnjë kuptim. Është një fyerje për Madhështinë e Amerikës dhe nuk përfaqëson standardet tona të suksesit, kreativitetit apo ekselencës. Askush nuk kupton asnjë fjalë nga ajo që thotë ky djalë dhe kërcimi është i neveritshëm, veçanërisht për fëmijët e vegjël që po e shikojnë në mbarë SHBA-në dhe botën”, ka shkruar Trump.

Bad Bunny kishte qenë në qendër të kritikave nga qarqe konservatore që prej momentit kur u njoftua vitin e kaluar si performues i Super Bowl-it.

Artisti fitues i çmimit “Grammy” solli në skenën e Levi’s Stadium në Santa Clara, Kaliforni, elemente të forta të kulturës së Puerto-Ricos, duke interpretuar hitet e tij kryesisht në gjuhën spanjolle.

Shfaqja kulmoi me një moment simbolik, ku Bad Bunny prezantoi vendet e kontinenteve amerikane, nga Kili në jug deri në Kanada në veri, për ta përmbyllur me Puerto-Ricon, vendlindjen e tij.

Gjatë një prej tranzicioneve muzikore, ai foli për rrugëtimin e tij drejt kësaj skene, duke thënë “Jam këtu sepse kurrë nuk reshta së besuari në veten time, dhe edhe ti duhet të besosh në veten tënde”.

Performanca u shoqërua me një skenografi që përfaqësonte fushat e kallamit të sheqerit në Karaibe, përfshirë Puerto-Ricon dhe Kubën, ndërsa në një moment ai ndaloi edhe pranë një stende tradicionale me akull të grirë.

Bad Bunny i kushton shfaqjen e Super Bowl-it Porto Rikos, mes mesazheve për unitet

Shija e redaktorit

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Prestigjiozja Forbes: Dukagjini Resort, projekti i parë luksoz në veri...

Revista prestigjioze Forbes shkruan se në bregdetin verior të Shqipërisë, po ngrihet Dukagjini Resort—projekti i parë luksoz në veri që sjell standarde ndërkombëtare dhe...

Të fundit nga rubrika