Trump paralajmëron largimin e SHBA-së nga NATO

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se po e shqyrton seriozisht mundësinë e largimit të SHBA-së nga NATO, duke e kritikuar aleancën për mungesë mbështetjeje gjatë luftës me Iranin.

Në një intervistë për “The Telegraph”, Trump e cilësoi NATO-n si një “tigër prej letre”, duke shtuar se largimi i SHBA-së nga traktati i mbrojtjes është tashmë “përtej rishqyrtimit”.

Këto deklarata konsiderohen si sinjali më i fortë deri më tani se Shtëpia e Bardhë po e sheh Evropën gjithnjë e më pak si një partnere të besueshme, pas refuzimit të aleatëve për të kontribuar në rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për tregtinë globale të naftës.

Trump theksoi se nuk ka qenë kurrë i bindur nga roli i NATO-s, duke shtuar se edhe presidenti rus, Vladimir Putin, e percepton aleancën në të njëjtën mënyrë. Ai kritikoi gjithashtu aleatët për mungesë angazhimi, duke thënë se SHBA ka qenë gjithmonë e gatshme të ndihmojë, përfshirë në rastin e Ukrainës, ndërsa, sipas tij, partnerët nuk kanë vepruar njësoj.

Presidenti amerikan u ndal veçanërisht te Mbretëria e Bashkuar, duke deklaruar se Marina Mbretërore nuk ishte e gatshme për detyrën në këtë situatë.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka paralajmëruar gjithashtu se SHBA mund të rishikojë marrëdhëniet me NATO-n pas përfundimit të luftës me Iranin.

Në një intervistë për “Fox News”, Rubio tha se nëse aleanca shërben vetëm për mbrojtjen e Evropës, por nuk i përgjigjet nevojave të SHBA-së, atëherë kjo nuk është një marrëveshje e drejtë.

Trump vlerësoi deklaratat e Rubios, duke shtuar edhe më shumë peshë debatit për të ardhmen e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe aleatëve të saj tradicionalë.

Rubio: SHBA-ja sheh fundin e luftës me Iranin

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika